Sgarbi mesazh ngushëllues Ramës për humbjen e nënës: I qëndroj pranë, bashkë me shumë italianë

Sgarbi mesazh ngushëllues Ramës për humbjen e nënës: I qëndroj pranë, bashkë me shumë italianë

Në një shënim në gazetën e njohur italiane "Corriere della Sera", kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij, Aneta Rama.

"Dashurinë për Italinë dhe shpirtin italian të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ia njohim të gjithë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën ndaj Italisë, që është edhe e tij, në kohë të vështira, me fuqi të kufizuara, por plot zemërgjerësi. Për këtë, Vittorio Sgarbi i është pranë, e të gjithë italianët e tjerë mirënjohës, në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme, që i mëkoi dashurinë për bukurinë”, shkruan Sgarbi.

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama, ndërroi jetë dje, në moshën 82-vjeçare.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja