TIRANE-Shuhet në moshën 82-vjeçare Aneta Rama. Zemra e nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05:00 të mëngjesit në shtëpinë e saj në rrugën 'Muhamet Gjollesha'.
Kohët e fundit nëna e kryeministrit ka qenë e shtruar në spital, ndërsa prej një jave kishte dalë duke qëndruar në shtëpi, ku ndërroi jetë. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi në Facebook. Në rreshtat prekëse, Edi Rama shkruan se ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë.
"Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam" shkruan Edi Rama.
Aneta Rama ishte ndër mjeket e para stomatologe në Shqipëri, teksa në 2018 u vlerësua me çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” për kontributin e veçantë të saj në themelimin e stomatologjisë shqiptare. Dje kryeministri Edi Rama përkujtoi ditën e lindjes së të atit, Kristaq Rama, që u nda nga jeta 22 vite më parë, ndërsa sot e ëma ndërroi jetë. Aneta Rama la dy djem Edin dhe Olsin, i cili është drejtor i ekipit të futbollit të Partizanit.
Kush ishte Aneta Rama
Aneta Rama lind në fshatin Vuno në 1 shtator të vitit 1938 dhe mbiemri i saj i vajzërisë është Koleka. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes. Në vitin 1955 filloi studimet për mjekësi në një nga Universitet më me emer të Polonisë dhe i mbaroi në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike. Aneta është dekoruar me çmime të ndryshme, teksa me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“. Aneta ishte e martuar me skulptorin e njohur Kristaq Rama dhe kanë dy fëmijë, Edin dhe Olsin.
Pasditen e kësaj të shtune rreth orës 17:00 është përcjellë për në banesën e fundit, Aneta Rama, mamaja e kryeministrit Edi Rama. Siç shihet në videon e Report TV, të pranishëm ka qenë një numër i pakët i njerëzve, për shkak të situatës së COVID-19, në të cilën ndodhet vendit. Aneta Rama do të prehet në varrezat e Sharrës.
Në orët e para të ditës së sotme ndërroi jetë Aneta Rama në pallatin ku jetonte në rrugën 'Muhamet Gjollesha' në Tiranë. Report Tv sjell pamjet e momentit kur arrin eskorta me kryeministrin Edi Rama. Brenda apartamentit janë njerëzit më të afërt, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në orën 17:00.

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ka postuar një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të gjyshes. "Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe" shkruan ai.

Pallati ku jetoi Aneta Rama
Aneta Rama do të përcillet në banesën e fundit sot në orën 17:00 në Sharrë. Report Tv ishte në pallatin ku banoni në rrugën 'Muhamet Gjollesha' në Tiranë, ku policia nuk lejon grumbullimet për shkak të pandemisë. Familja Rama kërkoi mirëkuptimin e miqve për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve për shkak të COVID-it.
Sot ndërroi jetë nëna e kryeministrit të Shqipërisë. Familja Rama referuar situatës nga COVID-i u ka kërkuar mirëkuptim të gjithëve për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës së tyre në banesën e fundit në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit.
“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.
I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama” mbyllet mesazhi.

Postim i Edi Rames ne date 4 korrik
Në datë 4 korrik me rastin e 56 vjetorit të tij, kryeministri Edi Rama bëri postimin e fundit me nënën, ku shfaqej duke e përqafuar, ndërsa e shoqëronte me mbishkrimin 'me gruan që më dha jetën'.
-
Nje nene shqiptare u nda duke na lene mbresat me te mira qe nenat shqiptare, ne varferin e vendit qendrojne si pasuri e pamateshme, vlersim dhe mirnjohje per gjithcka ka bere si per familjen e saj por dhe per ne.
Përgjigju -
Ngushellime!
Përgjigju -
Ngushellime familjes Rama
Përgjigju -
Ngushellime. Ti rrojne femijet, niper e mbesa.
Përgjigju -
Paste driten e diellit dhe freskine e henes u prefte ne token e bekuar Kujtime te pa harruara nenes humane qe me qetesi dhe urtesi drejtoi deri sot familjen e saje .Te qofte i lehte dheu i vendlindjes .Amen
Përgjigju -
Ngushellime familjes ,por se nga se vdiq nuk e morrem vesh...
Përgjigju -
Ngushellime!Qofte e xhenetit
Përgjigju -
Të rroni vetë,e t'a kujtoni!..ngushëllime
Përgjigju -
cudi si nuk vdiq nga covid, mbase ja ka ngjitur lali eri
Përgjigju -
Dhimbje e madhe kur humb nenen ashtu sic ishte per mua kur humba timen 65 vjece. Drejtori aktual i spitalit Shkoder i cili qendron krah Rames sa her vjen ne Shkoder nuk e futi ne operim nenen time pa i dhen 600€ dhe ajo vdic nga vonesa.Ky kirurg jo vetem qe doli i paster nga drejtesia por nga socialistet u be drejtor.
Përgjigju -
Nese Kristaqi i la Shqiperise tone vepra te ndritura ne skulpture dhe shembullin e nje qytetari te shkelqyer,Aneta Rama i la punen e saj profesionale dinjitoze,pa zhurme e buje ,dhe Edin e Olsin qe punojne cdo dite per krenarimin e Kombit tone. Faleminderit Aneta Rama. Te qofte i lehte dheu i Shqiperise sone te shtrenjte.
Përgjigju -
Ngushellime familjes qytetare intelektuake- Rama
Përgjigju -
Ngushellime familjes.T'ju kete lene Uraten.
Përgjigju -
Ngushellime qoft e Xhenetit
Përgjigju -
Ngushellime Edi Rames per mamin . Ju paste lane mbaresine ne familjet e juaja. La pas dy djem te mrekullushem. Te rroni vete.
Përgjigju -
Nene fiala me kuptim plote e me e shtrenjta e qenies njerezore !
Përgjigju -
Ngushellime Te rroni dhe ta kujtoni
Përgjigju -
Ngushellime Te rroni dhe ta kujtoni Shpirti ti prehet ne paqe
Përgjigju -
Ngushllime Familjes. Aneta te prehet ne paqe. Zonje grua, kam pas mundsi ta takoj nje her rastesisht ne Shqipri ne rrug dhe nje zonj e rrall.
Përgjigju -
Nje vlonjate e rralle, fisnike dhe per kohen la gjurme ne shoqerine shqiptare.
Përgjigju -
Nuk ka fjal as ngushllim nuk di çfar fjale te them kryeminister kur humb njeriun me te shtrenjte ne bote. Mami u prefte ne paqe e ju pasardhesit te keni durimin
Përgjigju -
Ngushelime familjes se Madhe Rama,per ndarjen fizike nga jeta Aneta.
Përgjigju -
Ngushellime familjes. E pa harruar qoft.
Përgjigju -
Ngushellime familjes dhe nje kujtese per politikanet qe te mendojne per popullin se asgje nuk do marrin me vete...
Përgjigju -
Dhimbja me e madhe eshte kur humb nenen.
Përgjigju -
Ngushëllime familjes, t'ju ketë lënë uratën. Të rroni e ta kujtoni nënën tuaj të nderuar!
Përgjigju -
Ngushellime
Përgjigju -
Ngushellime te sinqerta familjes! Aneta pushofte ne paqe,kjofte e parajses!
Përgjigju -
ngushellime dhe zoti te dhente kurajo e force ta perballosh qote e xhenetit.
Përgjigju -
Ngushellime
Përgjigju -
Ngushllime familjës...!!!
Përgjigju -
Eh, ku ka si nena.
Përgjigju -
Kush e pati dhe i iku e di zbrastine e pazevendesueshme qe le NENA! Ngushellime!
Përgjigju -
Ngushellime dhe u prehte ne paqe!
Përgjigju -
Ngushellime Edi ! Dhembja e nenes eshte e madhe zoti te dhente kurajo. Shpresoj qe te mos ket degjuar komentet e fundit te Ilir Metes per burrin, ...Ilir nuk do kesh asnje te drejte ta ngushellosh turp per ty
Përgjigju -
Te rroni vete z.Rama ju dhe familja juaj, shendet e begati. I paste shkofte shpirti ne parajse aty ku e ka vendin. Ngushellime.
Përgjigju-
ngushullime dhe u prefte ne paqe
-











Komente
Komento