Një mesazh i përzemërt nga Johnny Cash për të dashurën e tij është shpallur si letra më e bukur e dashurisë e të gjitha kohërave. Mesazhi i shkruar thjeshtë, por e shprehur qartë: “Ti je objekt e dëshirave të mia, arsyeja e parë për ekzistencën time”.
Shkruar në vitin 1994, kjo letër la pas të tjera të shkruara nga Keats, Churchill, Jimi Hendrix dhe dashamirësit e mëdhenj të Hollivudit Richar Burton dhe Liz Taylor. Në anketën e ditës së Shën Valentinit, letra e legjendës muzikore Johny Cash në të cilën ai shkruan për ‘gruan më të mirë që ka takuar ndonjëherë’ me rastin e 65 vjetorit të lindjes së saj, është konsideruar si letra më e bukur dashurore.
Ja çfarë thotë: “Ne lindëm dhe u plakëm për njëri-tjetrin. Ne mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri-tjetrit. Ne e dimë së çfarë duam pa pyetur. Ndonjëherë irritojmë njëri-tjetrin nga pak. Por një her ënë kaq kohë, si sot, unë mendoj dhe kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën time me graun më të mirë që kam takuar ndonjëherë. Ti ende më magjeps dhe më frymëzon mua”.

E dyta në radhë vjen letra e dashurisë së pavdekshme nga Winston Churchill për të dashurën e tij Clemmie, shkruar në vitin 1935. Pavarësisht grave të tij të shumta, mbreti Henry VIII ka zënë vendin e tretë në listë për historinë e tij të dashurisë me gruan e tij të dytë Anne Boylen, shkruar në vitin 1527.
Më pas vjen poeti John Keats, i famshëm për odet e tij me anë të cilave i shprehte dashurinë fqinjes së saj Fanny Braëne ku i thotë se nuk mund të jetojë pa të. Më pas vijnë letrat e Ernest Heminguej, Napoleon Bonapart, Richard Burton, Beethoven e Gerald Ford. Letra e Jimi Hendrix për “të dashurën e tij të vogël” vjen e dhjeta në listë. Data e letrës është ende e panjohur, por e rendit atë në një ndër letrat më të bukura dashurore në shekuj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO