AMSTERDAM- Lulet janë më të preferuarit për Shën Valentinin. Në këtë ditë në shenjë të dashurisë, dhurohen me shumë lule. Amsterdami një vend i famshëm për traditën e gjatë të kulturës së luleve, veçanërisht për shumëllojshmërinë e tulipanëve ka furnizuar pothuajse të gjitha kryeqytetet e Evropës me rastin e 14 shkurtit, Dita e Shën Valentinit.
Në një magazinë të madhe me sipërfaqe 2.600.000 metra katrorë lulet ruhen në frigoriferë përpara se të tregtohen dhe transportohen në të gjithë botën. Shumica e luleve vijnë edhe nga Kenia, Etiopia, Ekuador, Izraeli dhe Gjermania.
Klientët e rregullt janë rusët, italianët, gjermanët, britanikët dhe francezët. Pozicionuar në Kanalin Singel, Tregu i Bloenmenmarkt përfshin një koleksion të gjerë farash dhe cdo lloji lulesh, që nga më të njohurat e deri te ato më ekzotiket. Zëdhënësi i shtypit tha se më shumë se 50 përqind të luleve janë shitur në prag të ditës së Shën Valentinit dhe vetëm këtë javë janë shitur një milionë trëndafila, tulipanë dhe lule të tjera.
Sipas një legjende një princ merr lajmin që të bukurën e tij e kishin vrarë. I dëshperuar vendos të vetëvritet. Nga gjaku i princit celen tulipan të mrekullueshëm të kuq, si pasion. Prej atij momenti tulipani ështe simboli i dashurise perfekte.
(lç/sg/shqitparja.com)
/Shqiptarja.com