DIBER - Jo për të gjithë Shën Valentini do të thotë dita e dashurisë. Për një 54-vjeçar nga Dibra, atmosfera e kësaj feste nuk është përcjellë aspak siç e do tradita, me dhurata e shprehje të dashurisë.
Gjatë ditës së djeshme, më 14 shkurt policia e ka arrestuar 54-vjeçarin me inicialet H.L pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Erebarë të Dibrës, ku policia arriti të vë në pranga burrin pas kallëzimit që bëri bashkëshortja e tij.
54-vjeçari e ka goditur me grushte e shkelma në fytyrë.
Kjo nuk ishte hera e parë që burri dhunonte gruan e tij, ku në raste të tjera kishte përdorur edhe sendet e forta.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com