TIRANE - Fryma e Re Demokratike akuzoi sot mazhorancën për degradimin që ka shkaktuar në sistemin shëndetësor shqiptar. Aleksandër Sallabanda, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në FRD, theksoi gjatë një prononcimi për mediat se shembull konkret i këtij degradimi është fakti se në 8 vjet qeverisje, në Ministrinë e Shëndetësisë janë ndryshuar 5 ministra e 4 parti politike “që kanë shfrytëzuar sistemin për interesat e tyre”. Kjo sipas Sallabandës, ka bërë që meritokracia t’i lërë vendin partitizmit inkompetent.
Sallabanda theksoi se sipas revistave më prestigjioze ndërkombëtare ka rënë jetëgjatësia mestare e shqiptarëve, aktualisht në 72 vjeç për burrat e 76 për gratë, që kap shifrën më të ulët në rajon. Nga ana tjetër, sipas tij, në shëndetësi “është rritur korrupsioni” ndërsa “konflikti i interesit konsiderohet si aktivitet normal”.
Në vijim deklarata e plotë për shtyp e FRD:
Ditët e fundit, sistemi shëndetësor dhe efikasiteti i tij kanë qenë në vëmendje të politikës me vlerësime të ndryshme dhe shumë retorik nga ana e organeve drejtuese.
Fryma e Re Demokratike e ndjen për detyrë të njoftojë opinionin publik se në prag të përfundimit të mandatit të dytë të qeverisjes së koalicionit PD, vihet re një përkeqësim i shëndetit të popullsisë dhe një performancë e pamjaftueshme e të gjithë sistemit shëndetësor.
- Është rritur numri i përgjithshëm i sëmundjeve (në veçanti numri i sëmundjeve kronike, onkologjike, mendore, aksidentet, traumat, përdorimi i drogave, etj). Vetëm 6 ditë më parë, në ditën e luftës kundër kancerit, Ministria e Shëndetësisë u detyrua të pranojë se numri i rasteve të reja me kancer është rreth 7.000 në vit, ose e thënë ndryshe 19 të prekur çdo ditë, ose afërsisht 1 i prekur në çdo orë. Dëmtimet e shëndetit prej këtyre sëmundjeve janë kthyer si një fatalitet pa asnjë rrugëzgjidhje.
- Është rritur ndjeshëm numri i invalidëve nga sëmundjet kronike, prej së cilës është vënë në vështirësi edhe vet skema e përgjithshme e pensioneve. Riabilitimi dhe riaftësimi i invalidëve është një detyrim i harruar, ndërkohë që kërkesa është e madhe dhe urgjente.
- Është rritur frekuenca e dëmeve mbi shëndetin në institucionet e kurimit (komplikacionet mjekësore), që më së shumti janë justifikuar si gabime që ndodhin në mjekësi dhe që “duhen pranuar”, por që në të vërtetë venë në dukje një shërbim jo cilësor dhe të pa sigurt.
- Janë rritur shumë faktorë të riskut (mjedisor dhe jetësor), prej të cilëve është zgjeruar më shumë se kurrë kontingjenti i njerëzve që rrezikojnë shëndetin.
Megjithatë mbrojtja nga faktorët e riskut, kontrolli periodik për parandalim dhe diagnozë të hershme (screeningu), mbeten programe të pa zhvilluara.
- Është zvogëluar jetë-gjatësia mesatare e popullatës (72 vjet për burrat dhe 76 vjet për gratë) dhe jetë-gjatësia me shëndet të plotë (61 vjet për burrat dhe 65 vjet për gratë), indikatorë që vënë në dukje situatën e vërtetë të shëndetit dhe që janë me të ultat në të gjithë rajonin.
Është rritur niveli i korrupsionit dhe i konfliktit të interesit në të gjithë sistemin. Mungesa e vullnetit për luftë pa kompromis ka bërë që konflikti i interesit të konsiderohet si një aktivitet“normal”dhe i pranuar. Kodi i etikes dhe morali profesional janë në një krizë të vërtetë dhe me të pafuqishëm se kurrë.
- Ka rritje të theksuar të pabarazisë se kujdesit shëndetësor.
Me gjithë retorikën e politikës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është aspak e vështirë të kuptohet se shëndetësia shqiptare është larg plotësimit të kërkesave të vendit dhe akoma më larg kushteve për integrim rajonal dhe evropian.
Fryma e Re Demokratike konstaton se mbrojtja e shëndetit nuk ka qenë asnjëherë në vëmendjen e kësaj qeverie. Në çdo vit të qeverisjes sistemi shëndetësor ka qenë i nën financuar, me buxhet nën kufirin minimal të kërkesave bazë.
Shpërfillja financiare ndaj interesave të shëndetit, është një nga faktorët kryesorë të përkeqësimit. Efektet e nën finacimit janë ndjerë thellë me mungesën kronike të ilaçeve në spitale (në veçanti për të sëmurët onkologjikë, që me rreth 10% të mbulimit të nevojave, kanë mbetur në mëshirën e fatit), në pamundësinë e aplikimit të metodikave bashkëkohore dhe në borxhin e madh të spitaleve ndaj të tretëve, që është rritur çdo vit. Shpërfillja ndaj sistemit është shoqëruar edhe me mungesën e plotë të interesit për zhvillimin e reformave thelbësore. Reformimi i sistemit u konceptua dhe u reduktua vetëm në tendera për blerje aparaturash, ndërkohë që institucionet shëndetësore vazhdojnë të mos qeverisen sipas kosto-efektivitetit, janë pa kontroll të shpenzimeve financiare, me nivel të ulët menaxhimi, në nevojë për rritje të shpejtë të kapaciteteve profesionale, për rritje të cilësisë së shërbimeve, për kontroll të cilësisë dhe sigurisë së kujdesit mjekësor.
Ndërrimi i shpeshtë i qeverisjes së shëndetësisë, asnjëherë në interes te sistemit, ka qenë një tipar tjetër i shpërfilljes për shëndetin dhe sistemin shëndetësor. Në 8 vjet janë ndërruar 5 ministra të shëndetësisë (rreth 1.5 vjet secili) si dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve të zgjedhur prej tyre. Sistemi është drejtuar nga 4 parti politike, të cilat e kanë shfrytëzuar atë, vetëm për përfitime partiake. Ministria e Shëndetësisë është përdorur nga qeveria si mjet për të mbajtur koalicionin gjallë. Këto interesa zëvëndësuan meritokracinë me militantizmin inkopetent, duke e politizuar rëndë sistemin shëndetësor. Kësisoj, shëndeti nga një e drejtë themelore e njeriut, gjithmonë e më shumë është trajtuar si një mall për t’u shkëmbyer për qëllime fitimi.
Fryma e Re Demokratike konstaton se vëmendja e qeverisë dhe reformat thelbësore kanë marrë karakter urgjent dhe kërkojnë një vullnet të ri politik dhe pjesëmarrje të gjerë. Në këtë kontekst, Fryma e Re Demokratike siguron opinion publik se gjithmonë do jetë një forcë e vendosur dhe e sigurt në krah të interesave shëndetësore të qytetarëve dhe zhvillimit bashkëkohor të sistemit shëndetësor. Këtë qëllim Fryma e Re Demokratike e ka konkretizuar me programin e vet për shëndetësinë që do i paraqitet publikut gjatë fushatës elektorale.
/Shqiptarja.com