SHENGJIN-Prishen 200 objekte pa leje në zonën e plazhit në Shëngjin. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nisi sot kete aksion në bashkëpunim edhe më uniformat blu të drejtorisë se policisë së Lezhës dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, për të shmangur përplasjet e mundshme mes palëve.

Sipas të dhënave të deritanishme gjatë aksionit nuk ka pasur përplasje me pronarët e këtyre objekteve. Aksioni në Shëngjin është në vijim të aksioneve të tjera të ndërmara nga INUK, për lirimin e hapsirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë zonën bregdetare në prag të fillimit të sezonit turistik. Ky aksion do të zgjasë disa ditë.
Aksione të tilla u ndërmorën më parë edhe në Velipojë, Sarandë, Ksamil dhe Himarë.
(jd/shqiptarja.com)