Shënon Aaron Ramsey, a do
përsëritet mallkimi i uellsianit? 

Shënon Aaron Ramsey, a do<br />përsëritet mallkimi i uellsianit? 
Ramsey ka shënuar gol kundër Rusisë. Bota e artit duhet të përgatitet për një humbje të madhe. Të paktën kështu e ka treguar historia.
Sa herë që futbollisi uellsian Aaron Ramsey shënon një gol, një person i njohur ka vdekur, në mes tyre Bin Laden, Steve Jobs, Gheddafi, Whitney Houston etj.
Shumë persona, sidomos në Britaninë e Madhe e kanë quajtur ‘mallkimi i Ramsey’.

Rasti më i fundit është ai i këngëtarit te famshëm, David Bowie, i cili ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare pas një beteje me kancerin, ndërkohë që një dite para se te vdiste ylli i Rock-ut mesfushori i Arsenalit realizoi në fitoren 3-1 kundër Sunderland në FA Cup.Të gjithë kanë vdekur pasi ka shënuar gol Aaron Ramsey. 

Tani nuk na mbetet vetëm të presim se kush nga yjet botëror do të largohet nga kjo botë ose të paktën të shpresojmë që mallkimi i uellsianit të thyhet. 


Redaksia Online 
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë