Shënon BBC, Real mund 4:0
Alaves, Hertha frenon Bayern

Shënon BBC, Real mund 4:0<br />Alaves, Hertha frenon Bayern<br>
Me golat e BBC-së së famshme dy nga Cristiano Ronaldo dhe nga një Bale e Benzema, Real Madrid siguron fitoren e katërt radhazi në "La Liga" dhe konsolindon vendin e tretë me 51 pikë. Në Bernabeu Real mundi 4-0 Deportivo Alavesh në javën e 25-të. Golin e parë e shënoi Ronaldo në fundin e pjesës së parë.

Portugezi që mbante edhe shiritin e kapitenit realizoi mjaft bukur me të majtën nga brenda zone. Sapo fillon pjesa e dytë është uellsiani Bale që shënon golin e dytë ndërsa kur kishte kaluar një orë lojë Ronaldo shënon golin e tretë.

Pasimin e Lucas Vasquez Ronaldo e shfrytëzon më së miri për të firmosur dygolëshin personal. Ka kohë edhe për golin e francezit Benzema që më në fund rikthehet të shënojë edhe pse nga njëmbëdhjetë metrat. Real Madrid vijon formën e mirë dhe mund 4-0 Alavesh.

Në javën e 24-të të Bundesligës ka ngecur në një barazim kryesuesja Bayerni i Mynihut. Të besuarit e Jupp Heynckes nuk kanë shkuar dot më shumë se një barazim pa gola ndaj Hertës së Berlinit megjithëse kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes në “Allianz Arena”.

Megjithatë Bayerni vijon të kryesojë me një diferencë të madhe nga ndjekësit. Bavarezët kanë 60 pikë në vend të parë 20 më shumë se vendi i dytë Dortmundi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron