Shërbimet spitalore, pas rënies në
2014 çmimet po shkojnë në rritje

Shërbimet spitalore, pas rënies në<br />2014 çmimet po shkojnë në rritje
Çmimet e shërbimeve spitalore i janë rikthyer rritjes për të pestin muaj radhazi në shtator, pas rënies sistematike gjatë viti 2014 deri në maj të këtij viti. Siç raportohet nga të dhënat e detajuara të INSTAT, rritja e vjetore e mesatare e çmimeve në shërbimet spitalor rezultoi me 3.3% në shtator. Më herët në shtator të vitit 2014 rënia e çmimeve në shërbimet spitalore ishte mbi 8% në krahasim me vitin 2013.

Në të tre grupet e shëndetit, rënie e çmimesh është parë vetëm tek medikamentet, ndërsa çmimet janë rritur edhe për shërbimet dentare dhe ato të parësorit.

Dy vitet e fundit, tregu i privat i shërbimeve spitalore është zgjeruar dukshëm, me 9 operatorë, çka solli vitin e kaluar edhe uljen e çmimeve si pasojë e rritjes së konkurrencës. Por së fundmi shihet se çmimet kanë rinisur rritjen.

Ministria e Shëndetësisë nga ana e saj është duke aplikuar një politikë liberalizimi në shërbimet shëndetësorë duke deleguar ofrimin e disa prej tek privatët që do të financohen nga fondet publike.

Nëpërmjet formës së partneritetit publik-privat, Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë një kompanie kontrollin bazë mjekësor falas, i cilësuar si “check up” falas për moshat 45 deri në 60 vjeç./Monitor


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

I veshur me antiplumb, vrasësi i policit të Shqiponjave çohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie! Shikoni Videon

I veshur me antiplumb, vrasësi i policit të Shqiponjave çohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie! Shikoni Videon