Shëtitorja në Bajram Curri, Gjermeni:
Projekti u miratua, vlera 149 mln lekë
Ministrja Eglantina Gjermeni ishte sot në Bashkinë Tropojë, për të inspektuar projektin e financuar nga MZHU për eficiencën e energjisë elektrike nga ku deklaroi se shëtitorja e qytetit të bajram Currit tashmë është miratuar si projekt dhe se për të do të financohen 149 milion lekë.
Ministrja Eglantina Gjermeni ishte sot në Bashkinë Tropojë, për të inspektuar projektin e financuar nga MZHU për eficiencën e energjisë elektrike nga ku deklaroi se shëtitorja e qytetit të bajram Currit tashmë është miratuar si projekt dhe se për të do të financohen 149 milion lekë.
“S
ë shpejti, me një projekt që financohet nga FZHR, me vlerë 149 milionë lekë, do të nisë puna për shëtitoren e re të këtij qyteti” ka thënë Gjermeni.
Kreu i MZHU-së theksoi se “Rilindja Urbane do t’i ndryshojë pamjen Tropojës dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve. Bashkëpunimi do të jetë njësoj me të gjitha bashkitë e vendit, përtej çdo përkatësie partiake.”
Në të njëjtin qëndrim do të shprehej edhe kreu i Bashkisë, Dushaj, kur vlerësoi bashkëpunimin me Ministren e Zhvillimit Urban. Edhe për Dushajn, kjo shëtitore padyshim që do të ndryshojë pamjen e qytetit.
Projekti i shëtitores, shtrihet nga muzeu te spitali i qytetit dhe ndihmon në përmirësimin e imazhit si atraksion turistik.
Për vitin 2016, buxheti i FZHR për infrastrukturën vendore është 9 mld lekë, 3.7 mld prej të cilave do të përdoren për zbatimin e 45 projekteve, të miratuara në thirrjen e parë. Në total, për thirrjen e parë janë 13 projekte që lidhen me rehabilitimin urban të qendrave.
Në thirrjen e dytë për financimin e projekteve nga FZHR, 53 bashki kanë aplikuar për 147 projekte.
Nga këto, janë përzgjedhur 39 projekte fituese, 17 prej të cilave nga bashkitë me mbi 50.000 banorë dhe 22, nga bashkitë me nën 50.000 banorë, me një vlerë totale të financimit prej rreth 6,200.000.000 lekësh. Për sa i përket bashkive të qarqeve të veriut, ka patur 25 aplikime nga 12 bashki, prej të cilave janë përzgjedhur 5 projekte fituese nga 5 bashki (bashkitë Pukë, Vau i Dejës, Rrëshen, Tropojë dhe Mat).
E shoqëruar nga kryebashkiaku Besnik Dushaj, ka ndjekur nga afër punimet në pallatin,ku investimi kap vlerën e 9 mln e 585 mijë lekëve ku 13 familje, së shpejti do të kenë kushte më të mira jetese,por edhe reduktim në masën 50% të faturës së energjisë elektrike.
Gjatë këtij inspektimi, Gjermeni u shpreh se strehimi mbetet një nga prioritetet kyçe për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.6%
-
Trump
48.4%
-
S'kam mendim
4%
Vota total: 9525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amerika vendos/ Një nga shtetet me më shumë shqiptarë, ja kur dalin rezultatet e zgjedhjeve në Florida
5 Nëntor, 18:24
-
Amerika vendos/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Donald Trump voton në Florida: Ndihem shumë i sigurt
5 Nëntor, 18:04
-
‘Hetimori’ i Shëndetësisë, dëshmon ministrja Albana Koçiu: Check-up e sterilizimi, vlerë e shtuar në shëndetësi! Akuzat e opozitës? Koncesionet arritën qëllimet
5 Nëntor, 17:47
-
Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë
5 Nëntor, 17:45
-
Zbulohen portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit
5 Nëntor, 17:44
-
Amerika vendos sot/ Thirrja e Biden: Bëni histori, votoni Kamalën
5 Nëntor, 17:42
-
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
5 Nëntor, 17:34
-
U përfol se ishte shtatzënë, reagon Artjola Toska: Janë të rreme! Shpifja është vepër penale
5 Nëntor, 17:30
-
Eduard Zaloshnja: Donaldi s'do ta pranojë humbjen, nëse humbet…
5 Nëntor, 17:28
-
Rama në Selanik/ Elezi: E përdor nacionalizmin si mjet për votën e diasporës! Bala: Oksigjeni i Greqisë për pretendimet në Shqipëri është opozita
5 Nëntor, 17:24
-
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
5 Nëntor, 17:19
-
I mori 1000 euro rryshfet 68-vjeçares për të pushuar çështjen ndaj djalit të saj, SPAK çon në GJKKO dosjen e oficeres së policisë gjyqësore Elbasan
5 Nëntor, 17:19