SHBA premtoi 60 milionë doza AstraZeneca, Biden: Në fund të qershorit do të dhurojmë edhe 20 milionë vaksina të tjera anti-COVID për vendet e varfëra

SHBA premtoi 60 milionë doza AstraZeneca, Biden: Në fund të qershorit do të dhurojmë edhe 20 milionë vaksina të tjera anti-COVID për vendet e varfëra

Presidenti i SHBA, Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden tha se SHBA do të shpërndajë 20 milionë doza të vaksinës anti-COVID në fund të qershorit për vende të cilat kanë nevojë

“Programi jonë i vaksinimit ka udhëhequr botës, dhe sot ne po bëjmë një hap shtesë për ta ndihmuar atë”, tha presidenti amerikan në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

20 mije dozat të cilat priten të shpërndahen në fund të qershorit, janë shtesë nga 60 milionë dozat e AstraZeneca të cilat administrata e Biden më herët ka premtuar se do të shpërndajë. SHBA gjithsej deri më tani pritet të shpërndajë 80 milionë doza vaksinash.

Këto doza shtesë do të jenë vaksina Moderna, Pfizer, “Johnson & Johnson” dhe AstraZeneca dhe që të transportohen në vendin përkatës ato duhet të aprovohen nga rregullatori i brendshëm.

“Ky do të jetë dhurimi më i madh i vaksinave në botë. Më shumë se Kina dhe Rusi që kanë dhuruar nga 15 milionë doza”, tha Biden.

Pas SHBA, edhe Franca pritet të shpërndajë 500 mije vaksina anti-COVID.

Hendeku i vaksinave mes vendeve është sipas ekspertëve të OBSH, është një ndër problemet më të mëdha, të cilat mund të ndikojnë në zgjatjen e pandemisë.

Kreu i OBSH, i ka bërë vazhdimisht thirrje vendeve për dhurimin e vaksinave, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të arritur imunitetin e tufës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë