Shaban Murati boton librin 'Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës': Ja këshilla ime për Thaçin dhe Metën

Diplomati i karrierës, eksperti i Kosovës, Ballkanit edhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Shaban Murati boton librin “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”. Në këtë libër përfshihen analiza të mirëfillta diplomatike për Kosovën, të cilat janë shkruar gjatë 10 viteve, që nga krijimi i këtij shteti deri në ditët e sotme.

Në një intervistë për kamerën e “Report Tv", analisti diplomatik, Shaban Murati, i cili mbart mbi shpatulla një përvojë 50-vjeçare në fushën e politikës së jashtme, shpjegon arsyet e këtij botimi

Jam përqendruar në problematikën diplomatike të shtetit të ri të Kosovës, që nga krijimi i tij, deri në ditët tona. Kam përfshirë disa nga momentet më kyçe të ekzistencës së shtetit, njohjet diplomatike, përpjekjet që janë bërë në njohjen ndërkombëtare, me raportet edhe ballafaqimet me diplomacinë, shtetin e Serbisë. Një shtet, që jo vetëm nuk e ka njohur, por është përpjekur ta rrënojë, ta ç’bëj pavarësinë e Kosovës. Raportet e Kosovës në nivel ndërkombëtar, që nga Rusia, BE, por edhe shtetet e tjera që e kanë njohur edhe nuk e kanë njohur. Kombinimet koordinimet, ose mos koordinimet midis dy shteteve shqiptare, deri tek çështjet që janë të hapura në vorbullën diplomatike, që kanë të bëjnë me kufijtë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia.

Shaban Murati, Mjeshtër i madh

 

Përsa i përket çështjes së Luginës së Preshevës, çfarë mendon Murati?

Çështja e Luginës së Preshevës ka qenë një çështje që është neglizhuar, qoftë nga Kosova, qoftë nga Shqipëria, një çështje që nuk ka marrë rëndësinë që duhet të merrte në ballafaqimet edhe trantativat me Serbinë. Ky neglizhim ka pasur të bëjë me hezitimin, mospërgatitjen ose me mosnjohjen sa të duhet të faktorëve anësorë.

SHBA edhe i BE, çfarë roli duhet të kenë momentalisht në Kosovë?

Padyshim që roli i BE dhe SHBA është determinist, sepse ne duhet që të kemi të qartë se, si në rastin e Serbisë dhe të Kosovës, ashtu edhe të aktorëve lokalë ballkanikë, aktorët lokalë nuk mund që të vendosin kurrë as për statuset e shteteve edhe as për kufijtë e shteteve.

Midis Shqipërisë dhe Rusisë është Kosova...

Rusia ka pasur një politikë armiqësore ndaj kombit shqiptar gjatë gjithë historisë së saj. Është naivitet që të besohet, se ajo do të ndryshojë. Rusia ishte pengesa kryesore, që Kosova mos të anëtarësohet në OKB dhe në organizata ndërkombëtare, siç ka qenë edhe një faktor presioni edhe negativë në raport me shtetet e tjera.

Njohja ndërkombëtare e shtetit të ri të Kosovës, deri më sot e kanë njohur 116 shtete, kjo njohje me çfarë ritmi po ndodh?

Procesi i njohjes nuk duhet mitizuar, nuk është një grafik që shkon nga ngritja në ngritje, kërkon kohën e vet, e rëndësishme është që ky proces lëviz. Është një proces diplomatik, që duhet parë në sensin kualitativ, e kanë njohur shtetet më të fuqishme të botës dhe të BE. Shtete që dominojnë shumicën e globit sot.

Roli i Shqipërisë në Kosovë, cili është?

Kjo temë ka pasur keqkuptime dhe moskuptime brenda vet diplomacisë shqiptare. Ka pasur një tezë shumë të gabuar, që ka kaluar tek të dy qeveritë, që janë nisur nga mendimi se: Çfarëdo që të ndodh midis Serbisë dhe Kosovë, Shqipëria do të vazhdojë marrëdhëniet me Serbinë. Kjo është një tezë shumë e gabuar, që i ka bërë jehonë, pikërisht qëndrimit të Serbisë. Serbia është përpjekur që ta veçojë Shqipërinë nga Kosova. Kjo ka bërë që në periudhën shqiptare të tranzicionit, 30 vite, të shohim hezitime edhe hapa të gabuar të saj në drejtim të neglizhimit të interesit të përbashkët kombëtar midis Shqipërisë dhe Kosovës, kjo ka qenë në raport me Serbinë dhe Rusinë.

Ecuria midis Serbisë dhe Kosovës gjatë bisedimeve në Bruksel...

Serbia e ka trajtuar Kosovën, si provincë të saj. Nëse do t’i lejojë vetes që të hyjë në debate strategjike me Serbinë me këtë status, atëherë Kosova do të kishte fajin e madh të ç’bërjes së sovranittit dhe të pavarësisë së saj me duart e veta.

Por, a ka një këshillë për Presidentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, ish-ambasadori Murati?

Këshilla ime modeste, si qytetar edhe diplomat do të ishte që: Do të duhej një koordinim më i ngushtë, më i përditshëm, midis Shqipërisë dhe Kosovës, midis diplomacive, sepse kohërat jo vetëm që janë të ndërlikuara, por janë tepër të koklavitura, elementët që nuk e duan çështjen shqiptare janë sa të dukshëm, aq edhe të nëndheshëm. Është një situatë që kërkon një koordinim midis dy kryeqytete, që nuk janë thjesht koordinime midis qyteteve, por koordinim midis dy shteteve shqiptare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë