Shabani: Festimet për 100
vjetorin? Patriotizëm i shtirë

Shabani: Festimet për 100<br />vjetorin? Patriotizëm i shtirë
Artan Shabani ka çelur një ekspozite dedikuar qytetit të tij të lindjes, Vlorës. Ekspozita u çel të martën në mbrëmje te “Petrolifera”. Ai ka bërë gjatë karrierës së tij ekspozita që nga Finlanda, Spanja, Parisi, Nju Jorku, Tirana, Vlora, Starburgu, Stambolli, etj. Ekspozita e kësaj here emërtohet “Koha”. Shabani vet këtë herë ka preferuar qytetin e lindjes për të prezantuar artin e tij. Ai thotë se nuk është për centrailizimin e artit në qytete të mëdha. Ekspozita e tij u organizua në një vend të pazakontë për krijimet e tij, por vërtet shumë të veçantë dhe joshës për të ftuarit e shumtë. Administratorët e “Petroliferës” në Vlorë i krijuan një mjedis në respekt të ambientit duke vlerësuar natyrën që e rrethon. Në kwt intervistë Shabani rrëfen mesazhin që ka dashur të përcjellë me anë të pikturave të tij. Në aktivitetin e organizuar në perëndim të diellit, në ambientet e Petroliferës Italo Shqiptare, morën pjesë shumë të ftuar, si kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, deputeti Dashamir Tahiri dhe shumë qytetarë vlonjatë dhe italianë që shijuan artin bashkëkohor të Shabanit. Piktori Artan Shabani, ka çelur rreth 200 ekspozita në shumë shtete të botës. Pikturat dhe punimet e tij janë blerë dhe pëlqyer nga emra të njohur në Itali, si ish-kryeministri Romano Prodi, Franco Nero, etj. Vite më parë ai u nderua dhe me çmimin “Promotor i artit dhe i kulturës shqiptare në botë”.

Artan me sa punime vini në këtë ekspozitë, cilat janë teknikat?
Po e filloj nga teknikat. Teknika e vajit tradicional, vaj në kanavacë etj. Por ka teknika të ndryshme ku përfshihen kolazhet me fotografi, në fotografi të prekura ose më saktë ndërhyrje fotografike në hapësirën e arkitekturës në imazh. Zgjodha Petroliferën si emblemë të arkitekturës kontepronane. E gjitha kjo strukturë e ideuar nga arkitektja Patricia Poci është prezantuar në edicionin “Skira” në Milano si një ndër realizimet e arkitekturës konteporane më në zë, pasi është studiuar Jugu i Italisë, Veriu i Greqisë dhe disa konotacione nga zonat e Shqipërisë.

Si titullohet ekspozita? 
Emri i ekspozitës ka lidhje me kohën. Koha si një dëshmitar. Kohën është e vështirë ta menaxhosh, ta arkivosh. Por, me kalimin e kohës arkivohet politika, historia, etj. Pra, boshti për emërtimin e kësaj ekspozite është “Koha”. Dy javë më parë unë kisha në Athinë një ekspozitë me a disa artistë shqiptarë për 100-vjetorin.

Përmende një aktivitet që ke bërë në Greqi për 100-vjetorin e Pavarësisë
-Jam kundër një përvoje të centralizuar që vjen nga një kulturë e së kaluarës, ku gjithçka kërkohet të krijohet dhe të improvizohet në atë që është qendër. Në qoftë se në Tiranë do të kishte një ftesë dhe do të ishte një ekspozitë kuratoriale, por pa këtë patriotizmin e shtirur, unë do ta bëja. Por mua më vjen keq se për 100-vjetorin e Pavarësisë në Shqipëri nuk është bërë asgjë. Kur them asgjë do të thotë zero. Kështu që të shtiresh me vepra të pabëra mua nuk më pëlqen, e them këtë duke jetuar kohën. Po të gënjejmë veten mund të themi se kemi bërë atë që s’e ka bërë njeri në botë. Është bërë zero. Kështu që ne gënjemë duke u shtirur se kemi bërë diçka. Unë përjetova 150- vjetorin e pavarësisë në Torino dhe atje ka evente të pafund, vente kulturore e artistike jo me shpenzime ku të gjithë janë prezentë, amatorë dhe profesionistë. Në Torino, dhe këtu e mbyll si polemikë, pa më keqkuptuar ju asgjë, mendohet se një italian i mirë është edhe ai që nuk bën art, dhe ai ka të drejtë të festojë përvjetorin e Pavarësisë. Në 150 vjetorin e Pavarësisë atje, në çdo dritare ishte flamuri italian. Dhe unë, do të doja që në Shqipëri të këtë një 100-vjetor të jetë në çdo dritare shtëpie flamuri shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete