Shabani në Vetting, KJV e nxjerr të pastër në figurë dhe nga ana profesionale: S'ka kontakt me krimin

Shabani në Vetting, KJV e nxjerr të pastër në figurë dhe nga ana profesionale: S'ka kontakt me krimin

Besim Shabani ne KJV

KJV ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.

"Për figurën kemi kryer kontrollin tonë dhe nga përgjigjet e marra na rezulton se s'ka asnjë denoncim nga publiku. Formulari figurës i plotësuar saktë. I përshtatshëm për të vazhduar detyren. S'ka kontakt me krimin.

Kurse për anën profesionale ai ka shkollë formuese akademia Skënderbej dikur. Ndër vite shumë trajnime. Arsimi e niveli i tij në perputhje me ligjin. Edhe urdhri psikologut i ka bërë interviste dhe rezulton se s'ka asnjë problem psiqik. Ka qëndrueshmëri dhe e i aftë për punë. Nga viti 2007 ska asnjë masë disiplinore ndaj tij. Në 2010 ka marrë një masë falenderuese e vlerësuese.

Gradat ndër vite deri te ajo e kolonelit i ka marrë në mënyre te ligjshme. Shabani ka qene korrekt ne komunikim me vettingun e oergjigjur ne kohe. Gruaja e Shabanit është mësuese prej 1999-ës deri ne 2018-ën kur ka depozituar deklaratën. Janë te dhëna të sakta", thotë KJV gjatë seancës.


Lajmi kryesor:

Besim Shabani në Vetting, KJV: Nuk na provoi ligjërisht ndihmën e vëllait nga Amerika, probleme me deklarimin e pasurisë; Zv. drejtori i sigurisë së PLSH-ve: S'dija si plotësohej formulari


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej