‘Shahu’ i dy superfuqive, SHBA skeptike ndaj Kinës për çështjen e Tajvanit: Nuk mund t’i zëmë besë, nuk kanë miq as aleatë

‘Shahu’ i dy superfuqive, SHBA skeptike ndaj Kinës për çështjen e Tajvanit: Nuk mund t’i zëmë besë, nuk kanë miq as aleatë

Kandidati i presidentit amerikan Joe Biden për të qenë ambasador në Pekin, Nicholas Burns u shpreh se e shihte këtë të fundit si ‘agresor’. Sipas tij, Kinës nuk duhet t’i zësh besë pasi është si ‘minë në sahat’ duke theksuar kështu që mbrojtja e Tajvanit kundër pushtimit kinez duhet të jetë prioriteti i SHBA-ve.

Duke folur për Komitetin e Senatit të SHBA për Marrëdhëniet ndërkombëtare, i cili do të konfirmojë emërimin e tij, Nicholas Burns denoncoi ndërhyrjet e fundit të avionëve luftarakë kinezë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, duke i quajtur ato "kategorikisht të ndaluara".

"Ne sigurisht nuk mund t'u besojmë kinezëve" për çështjen e Tajvanit, tha Burns. Përgjegjësia jonë është ta bëjmë Tajvanin një forcë qëndrushme, e aftë të përballojë risqe të jashtme.", shtoi ai.

Që nga viti 1979, Shtetet e Bashkuara kanë njohur Republikën Popullore të Kinës, sidoqoftë Kongresi Amerikan kërkon që Uashingtoni t'i sigurojë Tajvanit mjete vetëmbrojtjeje.

Ishulli ka qeverinë e vet që nga marrja nga komunistët e Kinës kontinentale në 1949 nga ana tjetër Pekini e konsideron Tajvanin një pjesë të territorit të saj që do të asimilohet një ditë, me forcë nëse është e nevojshme.

Presidenti kinez, Xi Jinping, megjithatë kërkoi kohët e fundit një "ribashkim paqësor".

Burns si një diplomat më përvojë të gjatë i cili ka punuar në një sërë administratash të SHBA-ve, si nën demokratët ashtu edhe për republikanët bëri një deklaratë të fortë të mërkurën.

Ai akuzoi qeverinë kineze se ishte e padrejtë dhe se duhej të ndalohej.

"Një agresore kundër Indisë përgjatë kufirit të tyre të gjatë me Himalajet, kundër Vietnamit, Filipineve dhe të tjerëve në Detin e Kinës Jugore, kundër Japonisë, në Detin e Kinës Lindore. Pekini ka nisur një fushatë kërcënimi kundër Australisë dhe madje së fundmi Lituanisë. Gjenocidi i PRC në Xinjiang, abuzimet e tij në Tibet, mbytja e autonomisë dhe lirive të Hong Kongut dhe ngacmimi i Tajvanit janë të padrejta dhe duhet të ndalen," vazhdoi ai.

Burns suprizoi kur theksoi se fuqia e Kinës nuk duhet të mbivlerësohet pasi sipas tij Kina është pa aleatë, pa miq dhe si rrjedhojë nuk duhet mbivlerësuar. 

“Ata kanë shumë pak miq. Ata nuk kanë aleatë të vërtetë. Ne nuk duhet të ekzagjerojmë pikat e tyre të forta ose të nënvlerësojmë pikat e forta të Shteteve të Bashkuara. Ajo që na nevojitet është vetëbesimi se Shtetet e Bashkuara janë një vend i fortë.", u tha ai komitetit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu