Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë sjellje “të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”, ka thënë sot deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi thekson se Vuçiç dhe pushteti i tij, po përballen me krizën më serioze.
Kamberi po ashtu thekson se Vuçiçi, për ta larguar vëmendjen, ka lancuar sulme edhe ndaj Kosovës e Kroacisë, e po ashtu Sarajevës e Podgoricës.
“Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri. I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’. Por, gafa e tij më e madhe ishte kërcënimi me të ashtuquajturit ‘lojalistët e SNS’ siç i quan ai, për të cilët thotë se ‘janë mbi 17 mijë’, se ‘tubohen në kishë’, se ‘janë prorus’, që dmth putinistë. Kërcënimet janë sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon, por, akoma duke shpresuar në kërcënimet absurde, mendon se do ta ruajë pushtetin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Janar, 11:12
Çfarë prisni nga Viti i Ri 2026?
-
Shëndet
79.4%
-
Mirëqenie
14%
-
Punë
6.6%
Vota total: 286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhjetë dëshirat e mia për Kosovën në vitin 2026
2 Janar, 21:41
-
Lutfi Dervishi: Reflektim i Diellës, në Kosovë hedhin kripë në rrugë, në Shqipëri like
2 Janar, 18:35
-
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Numërohen votat e diasporës, kryeson LVV me 85%
2 Janar, 08:02
-
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë?
1 Janar, 21:32
-
Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës Nexhat Daci
1 Janar, 11:55
-
Kryetari i LDK uron festat, tjetër paralajmërim për dorëheqje nga Abdixhiku: Çfarëdo që të sjellë e nesërmja, do të jem përsëri në shërbim të vendit
31 Dhjetor 2025, 17:44
-
Jakin Marena: Albin ‘Baba’ fitoi, e dinë në Kosovë se kujt i thonë ‘babë’ shqiptarët?!
31 Dhjetor 2025, 16:42
-
Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?
31 Dhjetor 2025, 16:13
-
Kurti thotë se do ta takojë Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të Kosovës
31 Dhjetor 2025, 13:22
-
E rëndë në Kosovë/ Gjendet i vdekur një çift të rinjsh në një vilë në Pejë
30 Dhjetor 2025, 19:52
-
BE 'pret' nga Kosova formim të shpejtë të institucioneve
30 Dhjetor 2025, 17:37
-
Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
30 Dhjetor 2025, 17:22