Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kaosi në seancën e konstituimit të Kuvendit të Serbisë u karakterizua me akuzat e ndërsjella mes pozitës dhe opozitës se kush është bashkëpunëtor i Kurtit.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka shkruar se nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi.
“Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë. Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi. Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë-opozitë se kush është ‘bashkëpunëtorë i Kurtit’. Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, shkroi ai.
Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë sot ishin para foltores me pankarta ku shkruhej “I keni vjedhur zgjedhjet” dhe “Hajdutë kthejini mandatet”. Lista e opozitës 'Serbia kundër dhunës' pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullta, gjë që pozita e refuzon.
Për shkak të akuzave për vjedhje zgjedhore, deputetët e koalicionit 'Serbia kundër dhunës' e kanë bërë betimin në korridorin e Kuvendit dhe jo në sallë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.6%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 755
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E 46-ta në botë! Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 122 vende
25 Dhjetor, 16:10
-
Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë, tri ditë para zgjedhjeve
24 Dhjetor, 17:46
-
Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
24 Dhjetor, 14:32
-
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?
20 Dhjetor, 22:57
-
Kosovë/ Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit
20 Dhjetor, 22:31
-
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?
20 Dhjetor, 11:27
-
Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja që grabiti me dhunë një grua në Tropojë, pritet ekstradimi i saj (EMRI)
20 Dhjetor, 11:01
-
Heqja e masave nga BE-ja, Kurti: Kosova nuk ishte shkaktare e përshkallëzimit të situatës në veri
19 Dhjetor, 12:23
-
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së 2023-shit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë
19 Dhjetor, 11:58
-
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
17 Dhjetor, 21:21
-
Vuçiç ‘bojkoton’ BE, Serbia s’merr marrë pjesë në Samitin në Bruksel! Hera e parë në 14 vitet e fundit
17 Dhjetor, 14:58
-
Në kërkim pasi dhunoi bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet i riu në Serbi! Pritet ekstradimi
17 Dhjetor, 10:52