Deputeti socialist renditi një nga një premtimet e pambajtura të kryeministrit por dhe premtimet e PS-së të prezantuara në programin “Rilindje Shqiptare”
Sipas deputetit socialist Berisha nuk ka mbajtur premtimin për krijimin e lehtësirave por i asfiksoi bizneset, ndërsa ndryshoi legjislacionin fiskal 74 herë duke çoroditur biznesin duke shkaktuar kosto të papërballueshme.
“Premtuan se do të krijonin inkubatorin e biznesit por nuk u mbajt. As një inkubator biznesi gjatë këtyre 8 viteve nuk u ndërtua. Premtuan se do të ndërtonin parqe industriale por sot 8 vjet më pas nuk kemi asnjë park të vetëm industrial. Mjafton të shohësh industrinë e fasonëve ku kanë humbur 30 mijë vende punë për të parë sa ka mbështetur kryeministri Berisha këtë industri”- tha Shalsi sot në një prononcim për median nga Partia Socialiste.
“Ne ndryshojmë në lidership, politika e program. E para që do të bëjmë është të çlirojmë biznesin nga të gjithë këto zinxhirë hallka asfiksuese apo mekanizma mbytës. Kemi marrë zotim për hapjen e 300 mijë vendeve të punës dhe do ta bëjmë në mbështejeve të bizneseve. Ne do të mbështesim dhe do të promovojmë legjislacion inkurajues dhe efektiv.”- nënvizoi deputeti i PS-së Eduard Shalsi duke premtuar se në selinë e Kryeministrisë do të jetë një zyrë e oposaçme këshillimi për bizneset.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)