Shalsi e pyet për tarifat e AKEP
Ilir Zela mundohet të shmanget

Shalsi e pyet për tarifat e AKEP<br />Ilir Zela mundohet të shmanget<br>
Pas denoncimit nga Shqiptarja.com dhe Report Tv lidhur me mungesën e transparencës nga ana e AKEP-it, për tarifat e reja të telekomunikacionit duke nisur nga data 1 mars 2018, sot disa nga kompanitë celulare patën një dëgjesë me kreun e AKEP Ilir Zela në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi e pyeti Zelën lidhur me shqetësimin e ngritur nga disa operatorë për vendimmarrje të nxituar dhe e pyeti se çfarë po ndodhte.

Zela u mundua t’i shmangej kësaj pyetjeje duke u mjaftuar të thotë se nuk ka asnjë situatë dhe se bëhet fjalë vetëm për shkrime të publikuara me angazhimin e disa agjencish reklamash.

Një specialiste e AKEP e pranishëm në mbledhje, pranoi më pas se po merren në shqyrtim ankesat e grupeve të interesit dhe do të reflektohen në vlerësimet që do të bëhen në vijim.

Zhvillimet në Komison

Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi e pyeti Zelën lidhur me shqetësimin e ngritur nga disa operatorë për vendimmarrje të nxituar dhe e pyeti se çfarë po ndodhte.

Zela u pergjigj duke thene se ne fillim te vitit 2018,  AKEP zhvilloi nje workshop ku prezantoi planin e tij te veprimit per 2018 me objektiva te qarta

Nje nga aspektet e ketij plani ishte edhe perfundimi i analizes se tregjeve, te cilat jane tregje ku mund te gjenden fuqi te ndjeshme ose dominuese.

Bazuar ne rezultatet e ketyre analizave, merren masa rregullatore

Ne akep kishim situaten qe analiza nuk ishte bere ne menyre strikte edhe per arsye te kerkeses se operatoreve per shtyrje te analizes

Sipas Zeles, kjo analize tregu ishte hapur ne konsultim publik qe prej 2016 dhe nuk ishte mbyllur ende procesi.

Ne momentin kur disa agjensi reklamash kane angazhuar disa publikime ne lidhje me keto ceshjte, AKEP ka qene ne proces diskutimi dhe analize. Nje process qe nuk nderpritet asnjehere dhe ne do perpiqemi ta realizojme cdo 6 muaj

Ka patur shqetesime te adresuara edhe publikisht nga ndonje operator qe ka krijuar pershtypjen qe cfare ishte publikuar mund te kishte impact mbi veprimtarine e tyre. Kjo ka shqetesuar edhe AKEP por nuk ka ndikuar ne punen e vet pasi akepi vepron sipas ligjishmerise dhe raporton mbi veprimtarine e saj vetem ne parlament.

Shalsi mbylli seancen degjimore duke thene se do jete ne monitorim te situates dhe detaje te veprimtarise se AKEP do jepen ne fund te prillit ne raportimin vjetor

Shalsi Beri thirrje per AKEP, qe te fuqizoj institucionin me integritet dhe te mendoj qe kostot e shqiptareve varen prej tyre

Shalsi permendi gjithashtu mundesine e organizimit te nje degjese edhe me operatoret.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm