Debati për situatën në Shqipëri në Asamblenë Parlamentare të KE, nuk ka shpëtuar pa replika mbi minoritetet. Ka qenë Nikoloski, si përfaqësues i Maqedonisë, që ka shprehur shqetësimin mbi ndikimin që ka ndarja e re territoriale në Shqipëri mbi minoritetet. Ndërsa Eduard Shalsi, ka reaguar duke theksuar faktin se në ndarjen e re është bërë tolerim pikërisht për minoritetet.
Përfaqësuesi maqedonas është shprehur, në diskutimin e tij, se në Shqipëri duhet një ligj i ri që i lejon komunave të kenë të drejtën përsa i përket zhvillimit territorial e social.
“Reforma territoriale kërkon që një bashki të ketë të paktën me 10 mijë banorë për të qenë e tillë. Kjo do të thotë që maqedonasit të përzihen me të tjerët. Ndaj kanë frikë se të drejtat e tyre do të tkurren”, u shpreh Nikolovski.
Ai ka shprehur shqetësimin se minoritetet mund të kenë arsimin dhe gjuhën e tyre vetëm në zonat ku dominojnë. “Ndaj unë kërkoj që të monitorohet. Të kenë shkolla në gjuhën e tyre, kudo në Shqipëri”, tha ai në seancë.
Përfaqësuesi i Shqipërisë, Eduard Shalsi, e ka cilësuar të pavend shqetësimin dhe të pavërteta deklaratat e kolegut të tij. “Ka 20 vite që flitet për të bërë reformën territoriale dhe ja e bëmë. Dhe minoritetet maqedone e greke kanë komunat e tyre. Kemi bërë përjashtim vetëm për minoritetet dhe kemi marrë përshëndetjen e ambasadorit maqedon në Shqipëri”, ka theksuar Shalsi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com