Shalsi:PD përpjekje për rikthimin
e 1997 dhe destabilizimin e vendit

Shalsi:PD përpjekje për rikthimin<br />e 1997 dhe destabilizimin e vendit
Ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi i ka bërë thirrje PD që të rikthehet në Kuvend dhe të regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Ai shprehet se përpjekjet e krerëve të PD për të rikthyer '97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën që tashmë po mbahet peng nga një grup ekstremistësh.
 
Shalsi i përgjigjet postimit të Tritan Shehit sot në Facebook, por edhe qëndrimeve të PD për të bojkotuar procesin e zgjedhjeve të 18 qershorit dhe skenarit ekstrem të së hënës për të bllokuar rrugët.
 
Deklarata e plotë e Eduard Shalsit
Eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike shfaqen me deklarata që hera-herës ngjajnë me lojëra fjalësh.
 
I tillë është edhe ai i sotmi i Tritan Shehut. Përpiqen të fshehin të vërtetën e bojkotit të parlamentit, që përditë e më shumë po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët: frika për të votuar vettingun !!!
 
Përpjekjet e krerëve të PD për të rikthyer '97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën që tashmë po mbahet peng nga një grup ekstremistash.
 
Krerët e PD-së me këtë qendrim po tradhtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë.
 
I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje.
 
Vetëm kështu Shqipëria, do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe te përmbush aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë.

 
Deklarata e Tritan Shehut sot në Facebook
Komentet e Z.Rama per Deklaraten e Departamentit te Shtetit jane spekullative, tendencioze dhe i shmangen zgjidhjes se problemeve tona.
 
Ne deklarate theksohet qartesisht "mbeshtetja ndaj Shqiperise" edhe per te realizuar reformen ne drejtesi dhe jo mbeshtetja ndaj Qeverisjes, maxhorances, dikujt tjeter, qofte dhe per ndryshimet ne drejtesi kjo.
 
"Shqiperia" nuk eshte vetem Z.Rama apo PS. PD, si pjese e " Shqiperise" eshte e involvuar seriozisht per nje Reforme ne Drejtesi, per Drejtesi te Pa Varur e mirepret qartesisht ndihmen e SHBA.
 
Ne deklarate i behet thirje Forcave Politike Shqiptare te marin pjese ne zgjedhjet e ardheshme, pa permendur daten "18 Qerdhor" aty, por te shtuar ne komentet e Z.Rama, vecse nga ai.
 
PD asnjehere nuk ka thene qe do te bojkotoje zgjedhjet, ajo kerkon plotesimin e konditave per te siguruar zgjedhje te lira e te ndershme, pavaresisht dates se tyre, qe nuk permendet edhe ne deklaraten e DASh.
 
SPEKULLIMET E QELLIMSHME TE Z.RAMA NUK JANE SERIOZE DHE AS PRODUKTIVE.
 

 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën