Kina injektoi rreth 100 miliardë dollarë (90 miliardë euro), tërhequr nga rezervat kolosale valutore, në dy banka të ngarkuara për dhënien e kredive sipas politikave qeveritare, përpjekja e fundit e Pekinit për stimulimin e aktivitetit.
"Banka Qendrore kineze (PBOC) finalizoi dje dhënien e 48 miliardë dollarëve për "China Development Bank" dhe 45 miliardë dollarëve për "Export-Import Bank of China", njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua.
"Këto injektime ishin të destinuara për riforcimin e kapitaleve të këtyre dy institucioneve financiare dhe për të mbështetur nëpërmjet ndërmjetësimit të tyre aktivitetin ekonomik", shtoi media shtetërore.
/Shqiptarja.com