Shano: Qeveria buxhet elektoral, PD
ulje taksash dhe mbështetje biznesit

Shano: Qeveria buxhet elektoral, PD<br />ulje taksash dhe mbështetje biznesit
Buxheti i qeverisë për vitin 2017 është qartazi elektoral pasi koncentrohet tek rritja e pagave.

Kështu u shpreh në një intervstë për emisionin ‘’5 pyetjet nga Babaramo’’, në Report Tv ekonomisti dhe kordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano.

Ekonomisti u shpreh gjithashtu se ky buxhet ka një risi e cila sipas tij vlen për t'u përshëndetur.

Risia sipas kordinatorit të Partisë Demokratike, ka të bëjë me rregullat fiskale të cilat parashikojnë se nuk do të ketë rritje borxhi deri sa të arrihet në 45% të GDP-së. 

Shano u shpreh se nuk ka besim tek parashikimet makroekonomike që kjo qeveri bën për rritjen e GDP-së.

Sipas tij ekportet dhe importet janë në rënie si edhe investimet e huaja janë në nivele të ulëta në krahasim me 2013-ën.

Shano shtoi se rritja ekonomike nuk do të shkojë në 5% aq sa parashikon qeveria. ''Rritjet do të jenë të gjitha aritmetike'', u shpreh kordinatori i PD-së. 

Shtylla kryesore e programit fiskal të PD do të jetë ulja e barrës fiskale dhe mbështetja për biznesin.
 
Shano merr shembull Maqedoninë duke theksuar se "Maqedonia e ka stabilitetin te titulli i pronësisë, pasi e ka si Gjermania, ka një kod fiskal dhe me një ngarkesë fiskale mes 10 vendeve që e kanë më të ulët në botë.
 
Duhet përmirësuar sistemi fiskal dhe garancia e rregullave të lojës. Qeveria duhet në shërbim të saj dhe jo në sundim të sa
j" deklaroi ai.

Intervista e plotë

Do doja ta nisja nga seanca e fundit në Parlament, ku u aprovua buxheti i shtetit për vitin 2017. Në çdo parlament të botës seance e aprovimit të buxhetit mbetet një nga seancat më të rëndësishme. Por të qëndrojmë tek efekti politik, të flasim tek parametrat ekonomik të këtij buxheti. Kjo shumicë thotë që ky buxhet është më i miri i këtyre 25 viteve të fundit. Ju si i gjykoni parametrat makro të buxhetit?

Para se të fillojmë të gjykojmë parametrat makro, dua të them si edhe shumë buxhetë të shumë të kësaj qeveria nuk ka marrë mundimin të konsultohet me grupet e interesit për vendimit e saja. Ky është një problem i përsëritur. Aq akut është ky si problem shoqatat e biznesit kanë kërkuar si kurrë më parë të bëhen jo vetëm të bëhen dëgjesat poor procesvebalet e këtyre dëgjevave të bëhen publike, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë sesa buxheti i qeverisë përputhet me nevojat e grupeve të interesit. Ky buxhet është qartazi elektoral, për sa kohë sa tantanat e qeverisë koncentrohet tek rritja e rrogave dhe natyrisht dhe disa lokime të fort ate ministritë.
 
Përse e konsideroni buxhet elektoral kur qeveria thotë që pëmes këtij buxheti kërkon të ulë deri në 1.5% borxhin publik?
E kisha për përdorimin e parasë publike si e mirë që shkon tek njerëzit. Normalisht që ulja e borxhit është një gjë shumë e mirë, por duhet të mendojmë sesi duhet ta bëjmë këtë gjë. Një vëzhgim tjetër që kam është se ky buxhet nuk e ndihmon ekonominë. Investimi publik vazhdon të jetë në të njejtat nivele…Mjafton që të kujtosh sesa herë bie shi përmbytet prona private dhe imagjino sesa dëm i shkakton enegjisë. Por unë doja të përgëzoja edhe një risi. Risia ka të bëjë me rregullat fiskale që duhet të shoqërojnë një vullnet politik siç është buxheti. Është një rregull fiskal i cili parashikon që nuk do të kemi rritje të borxhit deri sa të arrihet në 45% të GDP-së. Një rregull fiskal ka vendosur të fusë që çdo e ardhur nga privatizimit 50% do shkojnë për të ulur borxhin dhe 50% do shkojnë për investime publike. Qeveria ka vendosur të fusë si rregull fiskal një prakrikë që PD e ka pasur më përpara se defici nuk mund të jetë më i madh se paraja që shkon për shpenzime kapitale. Të gjitha këto unë i përshëndes si një përpjekje e qeverisë, për të vendosur rregull në menazhimin e financave publike, për të minimizur një rrisk që FMN-ja i ka bërë me dije disa herë qeverisë. Tani vijmë të parametrtat që ka ky buxhet. Për herë të parë pretendohet që do të ketë suficit primar dhe ky është lajm i mirë. Qeveria merr angazhim që të ardhurat do i mbulojnë shpenzimet, hiq interesat për borxhin. Çfarë ndodh? Si do e  arrijë? Parashikimi që ka kjo qeveri për të ardhurat është në mënyrë konstante 27.3% të GDP-së. Truku ndodh tek shpenzimet.
 
Kjo është një rritje e madhe pasi ju si qeveri e kishit 23%?
Jo jo, ka pasur edhe 24 dhe 26% por të flasim më vonë për këtë. Argumenti që unë kam se nëse të ardhurat parashikohen konstante në vazhdim shpenzimet ulen në lidhje me GDP-së. E gjitha skema që ndërton qeveria shqiptare bazohet tek ulja e shpenzimeve. Kjo do të thotë që do të ulen investimet publike në ekonomi.
 
Uljet janë në raport me GDP-në apo me shifrat apsolute?
Natyrisht, sepse shifrat apsolute kanë rritje. Por kur flasim vendosim një rregull, flasim në lidhje me prodhimin kombëtar. Tek buxheti i 2017-ës të une vrej se të gjitha koncesionet e dhëna deri tani, ato që kanë qenë pjesë e leksikut pupullor ruhen. Këtë gjë qeveria nuk e prek. Për herë të parë qeveria merr angazhim se do të investojë në infrastrukturë dhe ujësjellsa. Unë e shikoj buxhetin si një zhurmë e madhe.
 
T’i marrim me radhë, thatë që paraqet rrisqe, cilat janë këto rrisqe?
Po t’i kthehemi parashikmet e viteve më parë, bazamenti ku ndërtohet teorema buxhetore është parashim për rritjen e pagave. Kjo ndodh. Edhe vjet kërkonin të arrinin tek 4%, por gjithmonë kanë rezultuar të ulëta. Unë nuk kam besim tek parashikimi makroekonomik që kjo qeveri bën për rritjen e GDP-së. Eksportet dhe importet janë në rënie, që tregon që jemi në fazë stanacioni. Investimet e huaja, i shoh që janë në nivele të ulëta në krahasim me viten 2013. Është e vërtët që kemi një rritje ekonomike, por nga vjen kjo rritje ekonomike? Motori i rritjes ekonomike janë dy investime, Tapi dhe Kaskada e Devollit. Në të gjitha parashikimet që kjo qeveria ka deri në vitin 2020, nuk e arrin 5%. Rritjet do jenë të gjitha aritmetike.
 
Ju thoni që është një rritje aritmetike që nuk ka ndikim tek njerëzit. Por ndërkohë në buxhet parashikohet rritje 10% e pagave. A ka impakt më të madh ?
E para është 7% nuk është 10%. Rritja që propozon qeveria është një tentativë për të korrigjuar të gjitha mosrritjet në këto 3 vite. Të shohim a do ndodhë një herë kjo gjë. Kjo është një nga gjërat. Çmimet e energjisë dhe karburantit janë rritur dhe kanë vazhduar të kenë efekte. Mos të bëjmë shaka me këto gjëra, ekonomia është aritmetikë. Realiteti që unë shoh, nuk është ai që qeveria përpiqet ta shfaqë. Njerëzit kanë më pak para në xhep prandaj Shqipëria po zbrazet nga njerëzit dhe nga kapitali. Ekonomia janë njerëzit, dhe njerëzit po largohen.
 
Thatë që njerëzit nuk kanë besim dhe ikin. Migrimi është një fenomen që prek çdo vend të botës si për shembull Poloninë dhe Italinë.
Sigurisht, por që ka një problem të vogël. Sot që flasim, nga Shqipëria kanë ikur mijëra shqiptarë. Këta përbëjnë 13% të popullsisë shqiptare. Unë nuk gjej të njejtat shifra tek italianët apo tek polakët që duan të largohen. Tek ne flasim me shifra alarmante. Shifrat e lindjes në Shqipëri kanë rënë, dhe kjo nuk është çështje moderniteti por është çështje ekonomie. Nga ata që ikin Shqipëria 35% janë të rinj. Papunësia e të rinjëve në Shqipëri është në nivelet e 35%.
 
Ju thatë që ekonomia është besim, dhe një nga idekset e mosbesimit ju përmendët nivelin stanjativ të kreditimit nga bankat e nivelit të dytë. Por në fakt ka një realitet, është realiteti që bankat frenohen të kreditojnë ekonominë shqiptare për shkak të borxheve të këqija që arriten deri në 25%
.
Bankat janë i vetmi aktivitet biznesi që kanë deklaruar fitime në rendin e dhjetra milionave euro në vit. Është vërtet që ka qenë një vit me probleme por që edhe tani është mbi 20%. Bankat kanë rritur në mënyrë të pandjeshme kostot e transaklsioneve. Por përveç kësaj transferojnë fitim jashtë.Bankat kanë përfituar në një moment konforti, duke financuar qeverinë përmes bonove të thesarit. Buxheti i këtij viti financohet 1.2% GDP-së, nga burimet e brendshme.
 
Folët se ishin kundër partneritetit publik privat. Ju jeni përfaqësues i një partie të djathtë, dhe janë në përgjithësi të djathtët që e afrojnë privatin. Pse jeni kundër?Ne si parti e djathtë me mënyrën sesi e intepreton këtë koncept. Do marr dy shembull, koncesionet e dhëna nga Partia Demokratike, në rritjen e kapacitetit prodhues të energjisë janë ato koncesione që unë do jem gjithmonë pro. Ato janë koncesione ku investitori rriskon paratë e tij. Unë si njeri i mandatuar, i ofroj mundësi të kryej investime. Unë nuk përdor asnjë lek nga paratë publike, nuk i jap lekë nga buxheti i shtetit. Ky ëshë koncesioni për të cilin ne flasim. Koncesionet dhe partneritetet publike nuk ka lidhje me investitorin që rriskion paratë e tija. Kjo ndodh në treg dhe në buxhet.
 
Ju thoni që privatët marrin para publike për të kryer një shërbim? Ndani mendimin se private e ofron shërbimin më mirë se publiku?
Unë e ndaj këtë mendim edhe pse nuk e kam verifikuar në asnjë nga koncesionet e dhëna nga Partia Socialiste.

Si i gjykoni prioritetet e qeverisë?
Unë do të zgjidhja dy prioritete, investimet në infrastrukturë dhe qeveria premton që do të përmbushë këto dhe pse vazhdoj që të mos kem besim dhe prioritet tjetër për mua është arsimi, pasi vazhdon që të nën financohet dhe ulet me 0.25% e GDP. E gjithë reforma në arsim, ky sektor kaq i rëndësishëm në sytë e qeverisë nuk është kaq i rëndësishëm. Qeveria po financon koncesionet. Shpenzimet publike duhet të kenë të tjera prioritete. Investimet publike vjet kanë qenë 3.9% e GBP, por duhet të jenë më të lartë. Një pjesë kanë mbetur pa mbarur si By-Pas Fier, etj. Prioritet kanë qenë sheshet e qyteteve, kjo qeveri ka një rekord që investon në tre faqet e para të pallateve, por nuk investon te kanalizimet dhe problemet e tjera. Ky prioritet nuk ka asnjë lidhje me ekonominë, pasi ka të bëjë me estetikën.
 
Qeveria thotë se ka bujqësinë dhe turizmin prioritete, a iu duken të duhura?
Bujqësia në dorën e kësaj qeverie vetëm është përmbtyur.
 
Bilanci i pagesave, hendek i jashtëzakonshëm, ishte 1-8 tani është 1-6...
Po të takosh fermerët, shikon një gjendje tjetër. Një braktisje të njerëzve.
 
Subvencionet janë shtuar...
Rama fton bujqërit në pikë të hallit të marrin kredi. Procesi i legalizimeve nuk ka mbaruar ende. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për madhësinë e fermës, këtu nuk ka asnjë politikë të marrë nga kjo qeveri. Mos bëjmë shaka, është dicka të thuash e kam prioritet dhe dicka tjetër të hapësh ekspozita në botë. Qeveria e paaftë për t'u marrë me kanalet dhe hidrovoret, dje punonin  dhe sot jo, si me magji.
 
E keni definuar programin, pasi zgjedhjet janë shumë afër?
Natyrisht që po. Turet e Bashës kanë qenë për të mos krijuar mite si ajo që bëri kjo qeveri, por idenë për problemet e qytetarëve.Brenda 2018 titujt e pronësisë do të jenë njëlloj si në Gjermani apo Suedi nëse do të vijmë në pushtet.
 
Por si do ta zgjidhni, janë mijëra cështje në gjykatë?
Nuk është detyra e qeverisë të merret me gjykatën. Ne do u japin shqiptarëve regjistrimin që iu mbanë peng politika deri sot. Shtylla e parë e programit është mirëqeverisja. E dyta ka të bëjë me rritjen e produktivitetit në teknologji dhe dije. Të gjitha shërbimet publike do të jenë online dhe transparente me mbulim të plotë, pasi korrupsioni ndodh të kontakti. Qasja e PD ndryshon, do të sigurojë në vite që arsimi të mos e tradhtojë të shkolluarin. Arsimimi të jetë i lidhur që në fillim deri në fund me tregun e punës duke parë trendet, nuk mund të sillemi si njerëz të izoluar. Formi i Davosit dha një sinjal të qartë, duhet të fusim në shkollë lëndë të programimit dhe rritjen e aftësisë sipërmarrëse të fëmijëve shqiptarë. Shtylla e katërt, do të mbështesim biznesin, 150 mln euro në vit për fermerët, që produkti i tij të arrijë tregun.
 
Por si arrihet kjo, që të fusim fermerin në treg, se ju jeni edhe kundër NIPT-it?
NIPT-i është te karta e identitetit, kjo funksionon edhe në botë. Qeveria socialiste nuk duhet të sillet sikur gjithcka fillon nga zero. Qeveria duhet të mundësojë uljen e kostos së prodhimit duke e mbështetur me 150 mln Euro në vit. Ajo që i mungon sot fermerëve, ata njerëz nuk kanë një info për tregun.
 
Cilat janë ndryshimet më të rëndësishme fiskale?
Propozimi kryesor është rikthimi te taksa e sheshtë me një normë 9%. Kjo garanton rritjen maksimale të investimeve të huaja. Ne synojmë avantazhet konkorruese, jo krahasuese, duam që cdo pikë djesë të jetë konkurruese në rajon. Shqipëria ka sistemin më pak të konkurrueshëm në rajon, këtë do e garantojmë. Duam të rrisim turizmin, por jo me 'Lungomaren' ku humbin jetën njerëzit. Do ulim TVSH për paketat hyrëse në Shqipëri.
 
Si paketat hyrëse nuk e kuptoj?
Agjencitë sjellin turistë, TVSH në këtë lloj produkti turistik do të zerohet, në sektorin e turizmit do të shkojë 6%. TVSH standarde do të jetë 15%, natyrisht që i kemi llogaritur të gjitha.
 
Por me cfarë do ti paguani mësusit, policët etj?
Ky model garanton 26% të ardhura.
 
Por sa ulet barra fiskale?
Gati 40%, por sikundër iu thash synimi është, që nuk e shesh shtetin aktor primar në ekonomi. Këto para do të jenë në ekonomi do ta rindezim, pasi është në staniacion, baza është shkërrmoqur dhe gjithë kjo qasje tenton ta fuqizojë.
 
Pse keni garanci që ula e barës fiskale ul infromalitetin?
Nuk mendoj se gjërat ndodhin me shkopin magjik, këto janë të gjitha procese. Por qeveria e sotme thotë vetëm 'burg, burg, burg dhe ekonomia shqiptare mori pamjen e një qepeni të mbyllur që thoshte jepet me qera, ose biznesi ishte në arrest shtëpie'. Nëse ulim dhe thjeshtojmë barrën fiskale dhe më pas do të kemi një ekonomi jo informale.
 
Përvec TVSH 15% dhe tatimit 9% cilat janë shtyllat e tjera të qeverisjes në aspektin fiskal?
9% taksa e punës është mjaft e rëndësishme, kjo do ta bëjë Shqipërinë konkurruese në rajon, pasi shumë investime shkojnë në Maqedoni dhe fluturojnë sipër Shqipërisë. Maqedonia e ka stabilitetin te titulli i pronësisë, pasi e ka si Gjermania dhe ka një kod fiskal dhe ata njerëz kanë edhe një ngarkesë fiskale mes 10 vendeve më të ulëta në botë. Duhet përmirësuar sistemi fiskal dhe garancinë e rregullave të lojës. Qeveria duhet në shërbim të saj dhe jo në sundim të saj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie