Shantazhet në rrjetet sociale, Balla thirrje qytetarëve: Denonconi, mos bini pre! Po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online

Shantazhet në rrjetet sociale, Balla thirrje qytetarëve: Denonconi, mos bini pre! Po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online

1708106047_taulantballa.jpeg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e 27 vjeçarit Benard Çullhaj i cili shantazhonte dhe kërcënonte vajzat e mitura në Tiranë nëpërmjet rrjeteve sociale. 

Balla shkruan se po punohet për të bërë ndryshime ligjore kundër dhunës online ndërkohë që kompanitë rrjetet sociale po shtojnë filtrat e ndalimit të gjuhës fyese dhe denigruese. Mes të tjerash, ministri u bën thirrje të gjithë personave që përballen me gjuhë fyese apo shantazh online, të denoncojnë rastin në polici. 

"Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve KibernetikeTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje.  Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti.  Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë. Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncur dhe jo të bini pre e shantazhit! Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore  kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe"- shkruan Balla. 


Lajmi kryesor:

EMRI/ Shantazhonte të miturat në rrjete sociale dhe u kërkonte marrëdhënie seksuale, pranga 27 vjeçarit në Tiranë! 15 vjeçarja: Do vras veten (Mesazhet)


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë