Shantazhoi të dashurën lushnjare me video intime, 8 muaj burg 'zv/ambasadorit' të Kosovës në Kroaci

Shantazhoi të dashurën lushnjare me video intime, 8 muaj burg 'zv/ambasadorit' të Kosovës në Kroaci

Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burgim Jublisa Ziviç, i cili prezantohej si zv/ambassador i Kosovës në Kroaci dhe ka përndjekur për një kohë të gjatë, duke e shantazhuar dhe me video intime një vajzë nga Lushnja të martuar, me të cilën ai kishte bashkëjetuar për gati 1 vit. E.J, 41-vjeçe ishte njohur me Jublisa Ziviç në qytetin e Vlorës, ku të dy së bashku kishin parë një apartament që ishte nxjerrë në shitje.

E.J, punonte së bashku me motrën e saj në Lushnjë në një agjenci imobiliare, ndërsa Jublisa Ziviç kishte shfaqur interes të blinte një pasuri në Vlorë dhe së bashku me E.J, kishin udhëtuar në Vlorë për të blerë pasurinë. Pavarësisht se pasuria nuk u ble nga interesuari, mes Ziviç dhe E.J, ka lindur një histori dashurie. Jublisa Ziviç kishte dy shtetësi Kosovare dhe Kroate. Në shtator të vitit 2018, E.J ka filluar një lidhje intime me Ziviç dhe për këtë shkak ka filluar edhe procedurat e divorcit, me bashkëshortin. Kjo pasi i dashuri i është prezantuar si zv/ambasador i Kosovës në Kroaci dhe ishte ish-deputet i Parlamentit të Kosovës.

Nga deklarimet e dhëna në prokurori, rezulton se ky raport ka zgjatur rreth një vit, ndërkohë që Ziviç, i kërkonte që të përfundonte procedurat e divorcit dhe të njihej me familjen e saj. Në maj të vitit 2019, E. J, ka shkuar të jetojë me Ziviç, në Kroaci. Aty ka kuptuar se ishte mashtruar, pasi Ziviç, ishte një shofer autobusi dhe jo zv/ambasador i Kosovës në Kroaci apo ish-deputet i parlamentit të Kosovës ose kryetar i një partie të pakicës serbe në Kosovë, SNSD Kosova, siç edhe kishte pretenduar. Në këto kushte, E.J i ka kërkuar Ziviç të kthente paratë që i kishte dhënë për punët që kishin nisur së bashku. Gjatë kohës që kanë bashkëjetuar, Jublisa Ziviç, ka filmuar marrëdhëniet seksuale që kryenin së bashku.

Në kohën që ajo ka vendosur të largohet, i pandehuri e ka kërcënuar se do t’i hidhte këto materiale secilit prej personave që njihte në rrjetet sociale, nëse nuk kthehej. Kështu, ai i ka dërguar këto materiale vëllait të saj, Elban Behaj, e më pas ai e ka kërcënuar se këto video do t’ia hidhte edhe bashkëshortit dhe të birit 15 vjeçar. Ajo ka shtuar se çdo faqe pune që ajo hap, ai i kopjon dhe vë aty emrin e vet dhe e kërcënon se do i çojë videot çdo kontakti të punës së saj. Ziviç është përpjekur t’i shkatërrojë familjen dhe ekonominë, që të detyrohet të shkoj dhe të jetoj me të. Pas denoncimit në polici, Jublica Ziviç është arrestuar në muajin gusht 2019 dhe prej kësaj date vijon të jetë në burg. Në muajin shkurt gjykata e Tiranës e dënoi Ziviç me 8 muaj burgim për akuzën e “Përndjekjes”. I pyetur para gjykatës si i pandehur Jublisa Ziviç, ka pranuar akuzën dhe ka shprehur pendesë për veprimin e kryer prej tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/03/2020 04:08

    KUR DO TE VESH VETULLAT, NXJER SYTE.--Deshe ambassador,deputet,partiak, perfundove me shofer.

    Përgjigju
  • Vlonjatja Dashnorja e Lushnjarit: 30/03/2020 21:44

    Hahahahaha 8 muaj , bravo!

    Përgjigju
  • ewe: 30/03/2020 17:45

    O Arber po me ç'fare parashe kane blere vila prona udhetime turistike,dhe pasuri prradhore keto gjygjtare qe ka denuar ket maskara me 8 muaj burg,kushedi sa miliona kane mare per ket vendim.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/03/2020 17:02

    Jo 8 muaj, por 18 vite oj gjykat e mjerë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike