Shaqiri: Nuk i dihet të ardhmes
mund të luaj edhe për Kosovën

Shaqiri: Nuk i dihet të ardhmes<br />mund të luaj edhe për Kosovën
“E dua Kosovën, por për momentin ata nuk mund të luajnë në arenën ndërkombëtare, kështu që tani për tani Zvicra mbetet kombëtarja ku unë do të luaj, por të ardhmes nuk i dihet”.

Kjo është deklarata e Xherdan Shaqirit në një intervistë për CNN që ka ringjallur shpresat te Kosova se në rast pranimi nga UEFA dhe FIFA, një nga lojtarët më të mirë në arenën ndërkombëtare mund të luante për fanellën e vendit të tij, pasi nuk e ka mohuar kategorikisht, si në rastin e Behramit.

Në vazhdim të intervistës së tij, Shaqiri ka folur edhe për jetën në Zvicër dhe mentalitetin shqiptar. “Jam shumë i nderuar për atë që ka bërë Zvicra për mua dhe familjen time. Jam lindur në Kosovë, prindërit e mi vijnë nga atje, por jam rritur në Zvicër.

Jetoj me mentalitetin zviceran, por edhe me atë kosovar, sepse kur shkoj në shtëpi, flas shqip.

Jetoj me të dyja mentalitetet, nuk është një diferencë e madhe. Përsa i përket kohës, mendoj se zviceranët janë gjithnjë të përpiktë, ndërsa shqiptarët jo” e mbyll kosovari intervistën për CNN.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'