/ATSH-DPA/ - Kryeministri palestinez, Nawaz Sharif premtoi ndëshkimin e rrëmujës së krijuar pas videos së abuzimit seksual ndaj fëmijëve, duke qenë se gjyqtarët kanë filluar të hetojnë për të përcaktuar shkallën e krimeve, njoftoi zyra e kryeministrit.
"Të paktën shtatë burra u arrestuan të dielën, si të dyshuar për abuzim seksual ndaj fëmijëve dhe për shitjen e videove", deklaroi policia.
"Ne do të sigurohemi që ata që fshihen pas këtij krimi të urryer të marrin një ndëshkim shembullor", u shpreh Sharif.
Arrestimet në krahinën qendrore të Punxhabit u bënë pasi autoritetet sekuestruan disa duzina videosh të fëmijëve vendas që po i ngacmonin seksualisht", tha zyrtari i policisë, Shahzad Sultan.
"Ne jemi në kërkim të 10 të dyshuarve të tjerë", u shpreh Sultan në telefon nga rrethit Kasur, ku ndodhi incidenti.
Shumica e viktimave që shfaqen në video mund të jenë 13- 15 vjeç, edhe pse disa mund të jenë më të vegjël se shtatë vjeç, deklaroi Sultan.
Rastet individuale të abuzimit seksual ndaj fëmijëve nuk janë të rralla në Pakistan, por ky mund të jetë incidenti i parë i abuzimit të organizuar.
Shtrirja e rrethit nuk dihet, por njoftimet e medias vendase flasin për rreth 300 fëmijë të abuzuar nga ata për disa vite.
"Shumica e videove,ku shfaqen djem të rinj që po ngacmohen seksualisht, janë shitur në tregun vendas", u shpreh një tjetër zyrtar i policisë, Riaz Chaudhry.
"Sektori i krimit kibernetik është duke hetuar nëse disa nga videot janë ngarkuar në faqet e internetit të pornografisë së fëmijëve", shtoi Chaudhry