Një shtetas sirian, drejtor i një burgu në Damask midis 2005 dhe 2008, tashmë i burgosur në SHBA, është përballur me ndjekje penale nga sistemi i drejtësisë amerikane për torturë, njoftuan autoritetet të enjten, disa ditë pas rënies së Bashar al-Asad.
Samir Usman Alsheikh, i cili ishte drejtor i burgut famëkeq Andra para shpërthimit të luftës në Siri , akuzohet nga Uashingtoni se u ka shkaktuar "dhimbje të mëdha fizike dhe mendore" të burgosurve, ose duke i urdhëruar ata të torturohen ose duke i torturuar personalisht, sqaron një deklaratë e Ministrisë së Drejtësisë.
72-vjeçari akuzohet gjithashtu për dërgimin e të burgosurve në një krah të posaçëm ku i varnin nga tavani dhe i rrihnin, ose i detyronin të mbanin gjymtyrët e poshtme në një kënd të drejtë (një teknikë torture e njohur si chaise allemande, "karrige gjermane" në frëngjisht.
Samir Osman Alsheikh kishte shërbyer gjithashtu si kreu i qeverisë lokale në provincën Deir Ezzor në vitin 2011.
Ai shkoi në SHBA në vitin 2020 dhe aplikoi për nënshtetësinë amerikane në vitin 2023. Ai u arrestua dhe u akuzua në korrik 2024 në Los Anxhelos për gënjeshtra ndaj autoriteteve amerikane për të kaluarën e tij për të marrë leje qëndrimi.
Ish-drejtori i burgut është "akuzuar për torturimin e disidentëve politikë dhe të burgosurve të tjerë për të shuar rezistencën ndaj regjimit të presidentit të atëhershëm Bashar al-Assad", tha Nicole Argentieri, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë të SHBA.
"Viktimat (...) vazhdojnë të vuajnë për një kohë të gjatë edhe pasi tortura e tyre fizike ka përfunduar," shtoi ai.
60-vjeçari rrezikon një dënim me burg prej disa dekadash.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.6%
-
Të gabuar
23.9%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 3011
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinematografia në zi, ndërron jetë regjisori i famshëm amerikan
17 Janar, 10:25
-
Alarm për përbërje kancerogjene, SHBA ndalon ngjyruesin sintetik ‘Red No3’
17 Janar, 10:11
-
Trump emëron Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si ambasadorë specialë në Hollywood
17 Janar, 09:54
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
16 Janar, 21:06
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10