SHBA, 13 të vdekur nga
përmbytjet në Luiziana

SHBA, 13 të vdekur nga<br />përmbytjet në Luiziana
Sipas një bilanci paraprak, përmbytjet në Luiziana të SHBA shënuan 13 të vdekur, ndërsa rënia e nivelit të ujit mundësoi vlerësimin e saktë të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura në këtë shtet.

Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar tashmë disa dhjetëra mijëra persona, ndërsa niveli i ujit kishte arritur në pikën më të lartë. Gjatw ditës sw sotme po kryhen kontrolle në çdo qendër banimi për identifikimin e viktimave të mundshme në jug të Luizianës, e përfshirë nga përmbytjet prej së premtes së kaluar.

Një zëdhënëse e guvernatorit konfirmoi se bilanci ishte përkeqësuar në 11 të vdekur një ditë më parë, ndërsa mëngjesin e sotëm u shënua në 13 viktima.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë