SHBA do t’i japë ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1.85 miliard dollarë. Në këtë paketë të ndihmës përfshihen edhe raketat Patriot. Në paketë përfshihen armë dhe pajisje nga stoqet e Pentagonit, në vlerë prej 1 miliard dollarë, përfshirë edhe raketat Patriot. Po ashtu, 850 milionë të kësaj pakete të ndihmës do të merren nga Nisma për Ndihmë të Sigurisë së Ukrainës.
Ndihma e re po ashtu përfshin financim për sisteme të komunikimit satelitor, që me gjasë do të përfshijë rrjetin e sistemit satelitor të SpaceX Starlink, që është në pronësi të Elon Musk.
“Përderisa Rusia vazhdon sulmet brutale ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës, SHBA-ja mirëpret presidentin Volodymyr Zelensky në Uashington sot, për të dëshmuar përkushtimin tonë të palëkundur për popullin ukrainas”, tha përmes një deklarate sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ai tha se SHBA-ja do të ofrojë “kapacitete shtesë ushtarake për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten nga sulmi i paprovokuar dhe brutal i Rusisë”.
Lajmi kryesor:
Zelensky takon Biden në SHBA dhe e nderon me medalje: Hero i popullit të Ukrainës! Presidenti amerikan: Ne jemi krah jush
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Aleanca është bërë më e fortë falë meje! Fjalë premtuese nga Putin për armëpushimin, shpresoj të bëjë gjënë e duhur
13 Mars, 18:01
-
Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin
13 Mars, 16:59
-
Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie gjatë shkurtit
13 Mars, 16:13
-
Rusia jep sinjale refuzimin për armëpushimin 30 ditor! Zelensky: Ata kërkojnë zvarritjen e luftës
13 Mars, 14:50
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Shefi i NATO-s viziton Uashingtonin, pritet të takohet me Trump! Në fokus lufta në Ukrainë dhe mbrojtja e vendeve anëtare të aleancës
13 Mars, 14:14
-
Putin vizitë ‘surprizë’ në Kursk, teksa Trump i la ‘topin’ për paqen
13 Mars, 11:01
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars, 19:44
-
Frrok Çupi: Pse thjesht madhështore?!
12 Mars, 18:09
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA
12 Mars, 12:50
-
Bitcoin si një rezervë strategjike e SHBA, çfarë dihet për planin e Trump për kriptomonedhat
12 Mars, 11:58