SHBA, 19 gratë që pritet të 
bëjnë histori në këto zgjedhje

SHBA, 19 gratë që pritet të <br />bëjnë histori në këto zgjedhje
Hillary Clinton është kandidatja e parë grua për tu bërë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që vjen nga një prej 2 partive kryesore në vend, çka tregon se në fakt vajzat dhe gratë në SHBA mund t’ia dalin mbanë të kandidojnë edhe për postin më të lartë drejtues të vendit. E ndërsa presim të shohim nëse do t’ia dalë mbanë të bëhet presidentja e parë, Clinton nuk është e vetmja grua politikane që në këto zgjedhje në SHBA do të bëjë historinë. Në një Kongres ku vetëm 19 % janë gra, dhjetëra të tilla nga të gjitha partitë mund t’ia dalin mbanë sot që të thyejnë barrierat nëse arrijnë të zgjidhen. Më poshtë janë 19 gra nga i gjithë vendi që do të bëjnë historinë nëse zgjidhen qoftë në Dhomën e Përfaqësuesve apo edhe në Senatin Amerikan. 

1. Suzana Shkreli garon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve për shtetin e Miçiganit. Nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë shqiptaro-amerikane në Kongres. 29-vjeçarja punon si asistent-prokurore për Kontenë Macomb në Miçigan me çështjet e abuzimit të fëmijëve. Ajo ju bashkangjit garës në korrik të këtij viti nën logon e Partisë Demokratike pasi Melissa Gilbert la garën. “Kam kryer shërbime publike për 5 vitet e fundit. Jam amerikane e brezit të parë, prindërit e mi janë emigrant nga Shqipëria të cilët kanë punuar fort që ne fëmijët të kishim mundësinë e një arsimimi të mirë. Kjo është arsyeja pse ja kam dedikuar karrierën time ndihmës për të tjerët. Kështu do të garantoj që brezi I ardhshëm të ketë të njëjtat mundësi që unë pata”-shkruan Shkreli në faqen e saj të fushatës elektorale. 

suzana shkreli

2. Lisa Blunt Rochester, kandidon për anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin e Delaëare. Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë dhe afro-amerikanja e parë që do të përfaqësojë Delaware në Kongres. E lindur në Wilmington, Delaware, Lisa ia ka dedikuar karrierën e saj shërbimit publik social dhe shëndetësor. 

shba

3. Katie McGinty kandidon për një vend në Senat dhe nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë që përfaqëson Pensilvaninë. Katie McGinty, e nënta nga 10 fëmijë ka lindur në verilindje të Filadelfias. Ajo ishte e para në familje që shkoi në kolegj dhe është diplomuar në kimi e më pas në juridik. Ajo e ka fokusuar karrierën tek energjia e pastër dhe mbrojtja e mjedisit si në sektorin privat dhe atë publik. Për këtë ka bashkëpunuar me ish presidentin Bill Klinton dhe senatorin Al Gore. Në fillimet e karrierës ka jetuar në Indi ku adoptoi dhe 2 vajza nga jetimorja e Nënë Terezës. 

katie

4. Pramila Jaypal, kandidon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve për shtetin e Washingtonit. Nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë indiano-amerikane në Kongres. Pramila Jayapal, e cila morri mbështetjen e senatorit democrat Bernie Sanders, erdhi në SHBA kur ishte 16 vjeçe krejt e vetme. Ajo ka studiuar në Universitetin Georgetown University dhe punoi në Ëall Street përpara se të bëhej sindikaliste dhe advokuese e të drejtave civile për gratë dhe emigrantët. 

Pramila

5. Angie Craig, garon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve për shtetin e Minnesotas. Nëse zgjidhet, do të jetë gruaja e parë homoseksuale që përfaqëson këtë shteti në Kongresin Amerikan. Ajo ka punuar fillimisht si gazetare përpara se të bëhej drejtoreshë ekzekutive në një biznes. Ishte pikërisht beteja e saj ligjore për të drejtën e prindërimit ndaj djalit të adoptuar që çoi në vendimin për të bërë të mundur që çiftet homoseksuale të mund të adoptojnë fëmijë. 

Angie

6. Denise Juneau, garon për shtetin e Montanas. Nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë indigjene amerikane në Kongres dhe gruaja e parë homoseksuale që përfaqëson këtë shtet në Kongres. Denise mund të gjurmojë prejardhjen e saj deri në 50 breza, përpara se Montana të bëhej shtet. Ajo është rritur në një rezervat Indian dhe është pasardhëse e tribusë Blackfeet (Këmbëzezë). Ajo ka punuar në politikat e arsimimit dhe nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë që Montana çon në Kongres që prej vitit 1941.

Denise Juneau

7. Kamala Harris kandidon për një vend në Senat për shtetin e Kalifornisë. Nëse ajo zgjidhet, do të jetë gruaja e dytë me ngjyrë në Kongres (pas Carol Mosely Braun e zgjedhur në viti 1992) dhe njëkohësisht e para indiano-amerikane në Senat. Harris është diplomuar në juridik dhe ka punuar fillimisht si asistente e prokurorit të distriktit në Oakland. E devotshme ndaj reformës në drejtësinë kriminale, në 2010-ën, ajo u bë e para grua, me ngjyrë dhe aziatiko-amerikane kryeprokurore në Kaliforni. 

 Kamala Harris

8. Loretta Sançez garon për në Senatin amerikan sërish për Kaliforninë dhe është rivalja e Kamala Harris. Nëse zgjidhet do të jetë latinia e parë në senat. Sanchez, një nga 7 fëmijët e një çifti emigrantësh meksikanë, ka hyrë herët në politikë, që në mes të viteve 90 dhe ka shërbyer për dy mandate në Distriktin e Kongresit të Kalifornisë.

9. Catherine Cortez Masto, nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë që përfaqëson Nevadën në senat. Ajo ka një karrierë si prokurore e krimeve të rënda edhe pse është diplomuar fillimisht për financë në Reno. Ka qenë kryeprokurore e shtetit për 8 vjet dhe ka advokuar gjithnjë për më shumë gra drejtuese. 

10. Lathika Mary Thomas, garon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve për shtetin e Floridës. Nëse zgjidhet, do të jetë gruaja e parë indiano-amerikane në Kongres. Vajza e dy mjekëve indianë, Thomas identifikohet si një republikane tepër konservatore dhe ka punuar në qeveri nën administratën e guvernatorit Scott që prej 2010-ës. 

11. Denise Gitsham, garon për Kaliforninë në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë amerikano-kineze që përfaqëson republikanët në Kongres. 

12. Sue Googe, garon për Karolinën e Veriut në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse zgjidhet do të jetë e para grua aziatiko-amerikane që përfaqëson këtë shtet në Kongres. Googe ka lindur në një ishull të varfër të Kinës komuniste ku nuk kishte as ujë e as energji elektrike dhe kur ishte 26 vjeçe u vendos në SHBA ku studio për shkenca kompjuterike. Në 2005-ën u bë shtetase amerikane dhe arriti të krijojë një firmë të investimeve në pasuritë e patundshme. 

13. Misty Snow garon për shtetin Utah në Senat. Nëse zgjidhet do të jetë njeriu I parë transgender në Kongres dhe senatorja më e re në historinë e Amerikës. 30-vjeçarja vjen nga një familje e varfër dhe punon tek kasa e një supermarketi. “Jam zëri i komunitetit LGBT dhe jam zëri i klasës punëtore që duhet të përfaqësohen më shumë në qeveri”-thotë ajo. 

14. Misty Ploëright kandidon për Koloradon në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse zgjidhet do të jetë personi I parë transgender në Kongres. Misty e përshkruan veten “një njeri të çmendur pas kompjuterit”, veterane e ushtrisë dhe grua transgender. Ajo jeton me gruan e tij Lisa dhe partnerin e tyre Sebastian në Colorado Springs. 

15. Suzan Narvaz, garon për Teksasin në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë latine që përfaqëson Teksasin në Kongres. Susan ka qenë kryetare e bashkisë së San Marcos në Teksas, për 3 mandate dhe aktualisht është presidente e një firmë që këshillon mbi politikat publike. 

16. Kelli Ward kandidon për Arizonën në Senat. Nëse zgjidhet do të jetë e para grua që përfaqëson këtë shtet në Senatin Amerikan. Ajo ka shërbyer më parë në senatin e Arizonës dhe është mbështetëse e fortë e Donald Trump. 

17. Thuy Lowe garon për Floridën në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse zgjidhet, do të jetë gruaja e parë aziatiko-amerikane që përfaqëson Floridën në Kongres. Prindërit e saj erdhën si refugjatë në SHBA pasi I ikën tmerrit të luftës në Vietnam në vitet 70 dhe ajo themeloi një kompani me vetëm 50 dollarë që më pas u shndërrua në një kompani të suksesshme e shërbimeve të transportit mjekësor. 

18. Tammy Duckworth, garon për Illinoisin në Senat dhe nëse zgjidhet do të jetë e para amerikano-tajlandeze. Ajo në fakt ka bërë histori tashmë pasi është gruaja e parë veteran dhe gruaja e parë aziatiko-amerikane nga Illinois që u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në 2014-ën. 

19. Ann Kirkpatrick kandidon për Arizonën në Senat dhe nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë që përfaqëson këtë shtet. Ajo ishte gruaja e parë zëvendës prokurore e kontesë Coconino në Arizona deri sa hapi firmën e saj juridike. Ann ka qenë anëtare e senatit të shtetit për 2 mandate dhe në 2008-ën fitoi garën për në Dhomën e Përfaqësuesve. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve