SHBA, 2 familjarë të Ban
Ki-moon hetohen për korrupsion

SHBA, 2 familjarë të Ban<br />Ki-moon hetohen për korrupsion
Hetuesit në SHBA, kanë ngritur akuza për korrupsion për pjesëtarë të familjes së ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për vëllain e vogël të zotit Ban dhe nipit të tij, të cilët dyshohen se i kanë ofruar ryshfet një zyrtari në Evropën lindore, që të blinte me fonde shtetërore projektin e tyre.

Momentalisht dyshohet se vëllai dhe nipi i Ban Ki-moon janë të përfshirë edhe në një aferë tjetër korruptive mbi shitjen e një ndërtese në Vietnam, e cila është shitur për një shumë prej 800 milion dollarë.

Ndërkohë raportohet se ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, nuk ka pasur asnjë informacion mbi këtë ngjarje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin