Sipas policisë amerikane, 22-vjeçarja që jeton në Deltona të Floridës, ishte duke pozuar me pistoletën e xhaxhait të saj, e cila ishte e kalibrit 40, mbrëmjen e së dielës kur aksidentalisht tërhoqi këmbëzën. Nga ana tjetër vajza u ka thënë policëve, se ishte duke luajtur me armën.
E shtëna u dëgjua nga halla e saj, e cila e dërgoi mbesën e saj në një nga spitalet e Floridës. 22-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
XH.M/Shqiptarja.com