Një person i armatosur mbrëmë i ka vrarë dy policë në Nju Jork, e pastaj ka vrarë edhe vetveten. Shefi i policisë së Nju Jorkut tha se dy policë janë vrarë në veturën e tyre në Bruklin pa ndonjë provokim ose tërheqje të vërejtjes.
Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se policët ishin ekzekutuar. Presidenti amerikan, Barack Obama, në mënyrë “kategorike” i ka dënuar këto vrasje. Policët e vrarë janë Liu Wenjin dhe Raphael Ramos, ndërsa autori i krimit është identifikuar si 28-vjeçari Ismaaiyl Brinsley.
Autoritetet thanë se vrasësi e kishte qëlluar dhe plagosur ish-dashnoren e tij në Baltimor, më herët gjatë ditës së djeshme. Ai pastaj e kishte postuar informacionin në mediat sociale, me ç’rast i është kërcënuar policisë.

Obama dënon ashpër vrasjen e dy policëve në Nju Jork
Presidenti amerikan, Barack Obama dënoi sot shumë ashpër vrasjen në Nju Jork të dy policëve nga një person që qëlloi kundër tyre ndërkohë që ata ndodheshin në automjetin e tyre në Brooklyn.“Dënoj shumë ashpër vrasjen e dy policëve në Nju Jork. Dy njerëz guximtarë nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre për të gjetur të afërmit dhe për këtë nuk ka asnjë justifikim”, deklaroi presidenti Obama në një komunikatë.
”Ju kërkoj të gjithëve të hedhin poshtë dhunën dhe fjalët që lëndojnë dhe të preferojnë fjalët që shërojnë”, shtoi ai.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com