UASHINGTON, 9 gusht /ATSH-ANSA/ - Njëzetë e nëntë shkencëtarë ndër më të rëndësishmit amerikanë, përfshirë pesë çmime Nobel, i kanë dërguar një letër presidentit Barack Obama, ku përshëndesin marrëveshjen me Teheranin për çështjen bërthamore iraniane, e arritur korrikun e kaluar, njoftoi gazeta "New York Times".
"Kjo marrëveshje inovative dhe e duhur mund të konsiderohet si një model edhe për marrëveshjet e ardhshme për mospërhapjen e armëve bërthamore", shkruajnë shkencëtarët.
"Irani ishte vetëm pak javë nga prodhimi i armës bërthamore, në ndërkohë që marrëveshja parashikon procedura verifikimi të paktën deri në vitin 2040, shtuar të tjera të përjetshme", theksojnë ata.
Pjesa më e madhe e shkencëtarëve janë fizikanë, përfshirë Richard L. Garwin, projektuesi i bombës me hidrogjen.
Kjo letër mbështetjeje është shumë e rëndësishme për presidentin amerikan nëse kemi parasysh se më 17 shtator Kongresi do të votojë këtë marrëveshje, që kundërshtohet ashpër nga republikanët./ a.jor.







