SHBA - Nga kontrollet e policisë amerikane në banesën e tmerreve në Ohaio ku kanë jetuar të ngujuara tre gratë për më shumë se 10 vjet janë gjetur litarë dhe zinxhirë.

Nga raportimet e tyre në polici Mishel, Amanda dhe Gina të cilat kishin humbur kur ishin adoleshente mbaheshin të burgosura në dhoma të ndara.

Madje Amanda sot 26 vjece, ka lindur edhe një vajzë gjatë kohës, që mbahej kundër dëshirës së saj.

Ka qenë po Amanda e cila doli nga shtëpia me ndihmën e fqinjit, që mori në telefon policinë, duke mbajtur në dorë vajzën e saj.

Fqinji Charles Ramsey i cili është vlerësuar si një hero, tha se dëgjoi thirrjet që vinin nga shtëpia pak kilometra larg vendit ku ishin zhdukur 10 vjet më parë.
Mësohet se vajzat kanë dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rikthyer në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë tre vëllezërit, Ariel, Pedro dhe Onil Kastro janë akuzuar për rrëmbim dhe do t’i përgjigjen pyetjeve të hetuesve.

Agjenti special i FBI-së Steve Anthony është shprehur se tmerri ka përfunduar për tre vajzat dhe se ato janë një shembull i pastër për mbijetesën.

Zhdukja e tre vajzave për më shumë se një dekadë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në mbarë qytetin e Cleveland-it.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)