SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida në SHBA, ku një 34-vjeçar shqiptar Renato Muhaj ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Suela Saliajn, 32-vjeçe, dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre.

Mediat amerikane raportojnë 34-vjeçari e vrau gruan në brenda banesës, ndërsa pas ngjarjes së rëndë mori vajzën e tyre 8 vjeçe dhe tentoi të arratisej, por u arrestua pak orë më vonë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Muhaj ka goditur edhe të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Ata u treguan autoriteteve dinamikën e ngjarjes.

Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, e cila ishte rrëmbyer nga i ati.

Vendi ku ndodhi vrasja

Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe rrëmbim të fëmijëve.

Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, por dyshohet se çifti jetonte në vende të ndara nga njëri-tjetrin.

 

 

Viktima Suela Saliaj  dhe autori Renato Muhaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Vrasja e shqiptares në Amerikë nga ish partneri, dëshmon e bija 8-vjeçare: E pyeta, babi përse e bëre? Më tërhoqi me forcë në makinë

1706648076_RenatoMuhaj61.jpg

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.

Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit. E vogla, gjithnjë sipas mediave atje, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”

Pasi vrau 32-vjeçaren, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia duke e tërhequr me nxitim nga shkallët. Për pasojë ajo u rrëzua. Vajza tregoi se "ai e kishte tërhequr me forcë në makinë". Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime.  

Ora 14:43
Vrasja e nënës shqiptare në SHBA, të afërmit në Shqipëri: Donte t’i merrte vajzën, këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu

Banorë dhe të afërm në fshatin Graçan të Mallakastrës kanë komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në SHBA, ku ish-bashkëshorti vrau 32-vjeçaren shqiptare, Suela Saliaj.

Ata thonë se lajmin e morën nga rrjetet sociale, ndërsa theksojnë se familja e vajzës kishte rreth 15 vite që ishte larguar në Amerikë.

Një prej fqinjëve madje thotë se ai e vrau gruan sepse donte të merrte vajzën. 

"Nëpërmjet vajzës sime. E kishte në instagram. Më tha gruaja kështu kështu. Djalë dhe vajzë. Të dy shkëlqyer, vajza punonte në bankë në Amerikë. Kishin dy fëmijë. Shkaku nuk dihet, ishin të ndarë ata faktikisht. Ata e përdorin femrën si plaçkë tregu, nuk është në të vërtetë kështu. Shumë vajzë e mirë, shumë e edukuar. Sipas të dhënave, donte që t’i merrte vajzën. Kështu i bie.”, tha fqinji.

Ne e kemi patur gjitonë. U prish sistemi ikën. Ai Muka që jeton në Amerikë, babai i vajzës, ka punuar infermier. Mukë Saliaj ka punuar këtu në fshatin tonë infermier, pastaj shkoi në spitalin e Fierit. Kanë gati 15-20 vjet që janë larguar. Si familje kanë qenë të mirë, tha një fqinj.

Ora 10:27
Me profesion bankiere, kush është Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në SHBA

1706606879_suelasaliaj.jpg

Suela Saliaj, me profesion bankiere, në sektorin e shërbimit të klientit, është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Renato Muhaj.

32-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërsa ish-partneri i saj 34 vjeç rrëmbeu vajzën e tyre dhe tentoi të arratisej por më vonë u arrestua nga policia.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, Suela Aliaj, prej shumë vitesh kishte  eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.