Na ndajnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe njëri nga kandidatët e zhurmshëm të kësaj fushate është republikani Donald Trump.
Ndërsa sondazhet ditët e fundit flasin për një diferencë të ngushtë mes Trump dhe rivales Clinton, analistët kanë nisur në ngrenë skemat sesi ish manjati mund të fitojë Shtëpinë e Bardhë dhe të jetë President i SHBA.
Edhe pse duket e vështirë Trump mund të fitojë 270 votat e kolegjit elektoral, të nevojshme për të triumfuar në zgjedhjet e 8 nëntorit.
Rruga e tij kalon përmes shteteve që përfaqësojnë numrin më të lartë të votave, si Ohaio, Florida Karolina e Veriut dhe shpresa se në lojë do të futen shtete si Kolorado dhe New Hampshire.
Më së pari kandidati republikan duhet të fitojë në të gjitha shtetet të marra në vitin 2012 nga Mitt Romney, në Kolorado, Florida, Ohaoi, New Hampshire. Mund t’ia dalë të fitojë në Ohaio, por në Kolorado e cila ka votuar dy herë për Obamën ka një rritje të popullisë hispanike. E nga ana tjetër New Hampshire duket shtet më i vështirë.
Skema e dytë , nëse humbet në Karolinën e Veriut, Trump mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë duke fituar në Florida ,Ohaio, Nevada, Kolorado, New Hampshire, Wisconsin.
Sipas skemës së 3 manjati duhet të fitojë 5 shtete të marra në 2012 nga Obama, Ohio, Nevada, New Hampshire. Në këtë skenar në rast balotazhi do të vendosë Kongresi, cdo shteti i akordohet një votë ku me siguri do të fitonte Trump.
Në skemën e fundit të ndërtuar nga analistët, nëse Trump Humbet në New Hampshire dhe Nevada dhe fiton Wisconsin atëherë rruga për në Shtëpinë e Bardhë është e sigurt.
Anëtarët e fushatës së Trump i kanë përcaktuar objektivat e tyre. Ata do të shpenzojnë 25 milionë dollar në fushatën televizive në Kolorado, Florida, Maine, Micigan, New Meksiko, Karolina e Veriut, Virxhinia, Pensilvani, Nevada, New Hampshire, Wisconsin.
Në hartën republikane janë të sigurta shtete si Arizona, Utah, Teksas Georgia. Por na pritet të shohim se cfarë do të ndodhë këtë të martë, kur shtetasit amerikanë, i drejtohen kutive të votimit.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)