
SHBA do të dërgojë 400 milionë të tjera ndihmë ushtarake në Kiev dhe do të krijojë një seli në Gjermani për ndihmën e sigurisë që do të mbikëqyrë të gjitha transferimet e armëve dhe stërvitjen ushtarake për Ukrainën. Ndihma u bë publike nga zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.
Komanda e re, e quajtur 'Security Assistance Group Ukraine', shënon një program më të përhershëm dhe afatgjatë për të vazhduar mbështetjen e Kievit në rezistencën e tij ndaj pushtimit rus.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi SHBA për ndihmën.
"I jam mirënjohës Presidentit Biden dhe qytetarëve amerikanë për paketën e re të ndihmës ushtarake prej 400 milionë dollarësh. Mjetet e blinduara do të na ndihmojnë të çlirojmë tokën ukrainase. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje të vazhdueshme", shkroi Zelensky.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Scholz-presidentit kinez: Përdor ndikimin tënd mbi Rusinë! Putin nënshkruan ligjin që lejon mobilizimin e kriminelëve









