SHBA, 5 mln dollarë për kokat e dy hakerave rusë, përhapës të virusit ‘Dridex’

SHBA, 5 mln dollarë për kokat e dy hakerave rusë, përhapës të virusit ‘Dridex’

SHBA kanë ofruar 5 milion dollarë për këdo që ofron informacione të besueshme për dy hakera rusë të cilët i akuzon si truri që qëndron pas një virusi, i cili në harkun kohor të dhjetë viteve ka mundësuar grabitjen e të paktën 100 milionë dollarëve nga bankat dhe llogaritë bankare të shtetasve amerikan.

Maksim Jakubets lideri i hakerave të ‘Evil Corp’ dhe bashkëpunëtori i tij Igor Turashev dyshohet se janë shpërndarësit e virusit ‘Dridex’ i cili kishte si gjah të tij organizata financiare në të gjithë botën.

Bashkë me publikimin e emrave të të dy të dyshuarve, Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka vënë në dispozicion të informatorëve të mundshëm 5 milionë dollarë

Paketa multifunksionale ‘Dridex’ është në gjendje të infektojë kompjuterat, të vjedhë të dhënat personale, informacionet financiar dhe të dhënat bankare online të viktimave të tyre.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, arkitektura e këtij virusi, tejkalon çdo antivirus dhe masa të tjera mbrojtëse.

Përveç akuzave për ndërtimin dhe shpërndarjen e ‘Dridex’, Maksim Jakubets akuzohet edhe për mashtrim bankar dhe konspiracion.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë