Në ShBA një fëmijë 5 vjeç ka vrarë motrën 2 vjeçe, duke e qëlluar me një pushkë të kalibrit 22. "Një nga incidentet e çmendura”, janë fjalët e mjekut ligjor, i intervistuar nga një e përditshme lokale, që përcjell Usa Today.

Vrasja ka ndodhur në një shtëpi të Burkesville, në Kentucky. Fëmija ka qëlluar me një pushkë, në pronësi të tij, një Crickett, i projektuar posaçërisht për fëmijët, e cila i ishte dhuruar vitin e kaluar.

Kur fëmija ka qëlluar, nëna ndodhej në verandë. "Tha se nuk kaluan as 3 minuta, kur dëgjoi të shtënën. Ka vrapuar në shtëpi, por ka gjetur të bijën e vdekur". Këto rrëfeu mjeku ligjor.

"Prindërit nuk e dinin se pushka kishte ende municione brenda", ka shtuar mjeku ligjor, duke transmetuar gjithmonë fjalët e nënës së fëmijës.

(v.gj/shqiptarja.com)