SHBA/ 52-vjeçari shqiptar i apasionuar pas motorave humb jetën tragjikisht në aksident me një kamion
Foto nga viktima dhe vendi i ngjarjes
SHBA-Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në New Jersey, pas goditjes nga një kamion.
Mediat amerikane raportojnë se shqiptari Nuri Kaloshi, i cili teksa ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki ZX-14, u godit nga një kamion plehrash.
Jonathan D. Lacher po drejtonte kamionin që u përplas me motorin e Kaloshi në rrugë.
Foto nga vendi i ngjarjes
Akoma nuk është dhënë një dënim për drejtuesin e kamionit, pasi nuk është përcaktuar se kush kishte dritën jeshile dhe kush e kishte të kuqen në kryqëzim kur ndodhi përplasja.
Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë dhe në postimet e tij në rrjetet sociale bie në sy kjo gjë.
Djali i viktimës, Kevin ka bërë një postim prekës në Facebook, ku mësohet se viktima vetëm dy javë më parë kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij.
“Për këdo që e lexon këtë, më thyhet zemra të njoftoj se më 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident shumë shkatërrues të motorëve rreth orës 3 të mëngjesit në Rt. 17.
Ai për fat të keq humbi jetën. Babai im gjithmonë do të mbahet mend dhe gjithmonë do të dashurohet.
Unë të dua shumë Babi dhe e di që po na shikon të gjithëve ne si engjëll që je. Pushofsh në paqe Babi dhe pushoni me Nanën”, ka shkruar ai në profilin personal.
Foto nga viktima Kaloshi
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12%
-
Jo
83.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist
2 Korrik, 22:38
-
BE dhe SHBA i kërkojnë Serbisë të distancohet nga Rusia, pas vizitës së zëvendësit të Lavrovit
2 Korrik, 20:32
-
Ekspertët për pasojat e vendimit të Gjykatës së Lartë mbi imunitetin e presidentit
2 Korrik, 20:00
-
SHBA, 2.3 miliardë të tjera ndihmë Ukrainës për armë dhe raketa
2 Korrik, 19:12
-
Blinken: Të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah
2 Korrik, 09:16
-
Aleati i Trumpit, Steve Bannon fillon vuajtjen e dënimit me burgim për shpërfillje
1 Korrik, 22:39
-
Vjosa Osmani: Dialogu i barabartë me Serbinë vetëm pas heqjes së sanksioneve të BE-së
1 Korrik, 21:00
-
Gjykata e Lartë për imunitetin e Trump: Presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare
1 Korrik, 17:45
-
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin Izraelin dhe Hamasin për armëpushim
1 Korrik, 17:15
-
Demokratët përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Biden pas thirrjeve për tërheqje nga gara
30 Qershor, 22:29
-
Mero Baze: Debati për Biden dhe debati për Berishën
30 Qershor, 22:03
-
Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'
30 Qershor, 16:11
Aty mbahu eshte kthyer ne engjell,dhe po te shikon..
Përgjigju