SHBA - Të paktën 6 persona kanë vdekur si pasojë e një tonadoje që ka goditur Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat lokale raportojnë se rreth 100 njerëz janë plagosur pasi erërat e forta shkulën catitë e shtëpive të tyre dhe më i dëmtuari është qyteti Granbury, 56 kilometra në jugperëndim të Forth West-it.
Një zyrtar paralajmëroi se bilanci i viktimave mund të rritet për shkak se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kontrolluar gërmadhat e shtëpive të shkatërruara. Ndërkohë dhjetëra të plagosur janë duke marrë trajtimin e duhur në spitalet e zonës. Një nga banorët e qytetit të Granbury-it përshkroi për Reuters goditjen e tornados.
“Shtëpia nisi të dridhet, ndërsa ne u strehuam në një vend si më të mbrojtur", tha banorja.
“Impakti i tornados ishte e ngjashme me zhurmën sikur po vinte një tren dhe ishte shumë e frikshme”, shpjegon një tjetër qytetar.
Shërbimi meteorologjik kombëtar tha se gjendja e gatishmërisë vijon të mbetet edhe për disa zona të tjera, ku mendohet se mund të kalojë tornado.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com