SHBA,8 Marsi, statuja e veçantë: 
Vajza sfidon demin e bronxtë

SHBA,8 Marsi, statuja e veçantë: <br />Vajza sfidon demin e bronxtë
Kjo statujë prej bronxi e cila tregon një vajzë të vogël guximtare e cila sfidon një dem është vendosur në qendër të Manhatanit.

Sigurisht një statujë e tillë merr një kuptim të veçantë dhe shndërrohet në simbol në Ditën Ndërkombëatre të Gruas pasi synon të sfidojë mjedisin e zotëruar nga meshkujt.
 
Vajza guximtare siç shohim në pamje i ka duart e mbledhura në brez dhe ka vështrim tepër sfidues .
 
Simbolika është krijuar nga një firmë e Wall Street-it si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen tek mungesa e diversitetit në bordet e korporatave dhe hendekut të pagave mes femrave dhe meshkujve që punojnë në shërbimet financiare. 
 
Jo vetëm kaq simboli i vajzës i jep shpresë grave që aftësitë dhe përpjekjet e tyrë në njihen e të vlerësohen nga udhëheqësit e tyre në të gjitha fushat.

[gallery]21363[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike