Një 17-vjeçar po përballet me 30 akuza penale pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë, duke e përplasur atë me një shtëpi, i cili ka shkaktuar një shpërthim masiv gazi në Nju Jork
Pamjet e kamerave të publikuara nga Departamenti i Policisë së qytetit Oneida tregojnë momentin e shpërthimit të ndodhur mëngjesin e 9 shtatorit. Policia tha se automjeti u përplas me një shtëpi rreth orës 03:00 në West Elm Street, duke shkaktuar një rrjedhje të rëndë të gazit natyror, raporton New York Post.
Oficerët dhe ekipet e zjarrfikësve ishin në vendngjarje pasi evakuuan banorët nga gjashtë shtëpi teksa prisnin që kompania e shërbimeve të mbyllte gazin. Rreth tre orë më vonë, ndërtesa shpërtheu edhe më keq, po ashtu edhe ndërtesat përreth pësuan dëme të mëdha, tha një shef i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit Oneida.
Policia nuk ka raportuar për të lënduar, por shumë banorë u evakuuan, të cilëve iu ofrua ndihmë nga Kryqi i Kuq.