SHBA, akuzat e Trump për përgjim
Numes: Ende nuk ka asnjë provë

SHBA, akuzat e Trump për përgjim<br />Numes: Ende nuk ka asnjë provë
SHBA-Drejtuesit e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, kanë deklaruar se ende nuk është zbuluar asnjë provë për pretendimi e presidentit Trump, mbi përgjimin e tij nga ish-presidenti Obama.
 
"Ne nuk kemi ndonjë dëshmi që kjo të ketë ndodhur. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë përgjim të Kullës Trump " ,tha kongresmeni republikan Devin Nunes i cili është edhe kryetari i Komisionit.
 
Ndërkohë edhe numri dy i Komisionit, kongresmeni demokrat Adam Schiff, është shprehur se "deri më sot, nuk ka asnjë dëshmi, nuk ka asnjë provë”.
 
Të dy kongresmenët kanë shtuar se po presin informacione nga Departamenti i Drejtësisë gjatë javës së ardhshme, për të zbuluar nëse agjencia ka patur dijeni për ndonjë urdhër gjykate për vendosjen nën përgjim të presidentit Trump.
 
Hetimi në Kongres ka nisur pas kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, pasi presidenti Donald Trump kishte deklaruar me anë të një statusi në rrjetin social "Twitter", se paraardhësi i tij, ish-presidenti Obama, kishte përgjuar telefonat e tij.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit