TIRANE - Ambasada amerikane përmes faqes së saj kërkon pjesëmarrjen nesër në bashkëbisedimin online me ambasadorin Arvizu. “A patët mundësi të merrni pjesë në bashkëbisedimin online me Ambasadorin Arvizu, i cili u zhvillua në janar?

Nëse nuk mundët të postoni pyetjet tuaja herën e kaluar, tani ju keni një tjetër mundësi. Ditën e enjte, Ambasadori Arvizu do të diskutojë, në Act Now-Albanians Coming Together Now mbi zotimin “Premtoj, Sepse e Dua Vendin Tim!” dhe mbi angazhimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

A do të merrni pjesë në këtë bashkëbisedim online?”, thuhet në njoftimin e dhënë nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë. Teksa ka ftuar qytetarët në këtë bashkëbisedim.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)