UASHINGTON - SHBA-ja zhvilloi dje dhe sot 15 sulme ajrore kundër xhihadistëve të ISIS-it në Siri dhe 10 në Irak, njoftoi komanda ushtarake amerikane për Lindjen e Mesme dhe Azinë qendore.
Dy sulme ajrore shënjestruan xhuhadistët që po sulmojnë qytetin Kobane dhe shkatërruan dy nga pozicionet e tyre, raportoi ushtria amerikane.
Një sulm tjetër dëmtoi një kamp ushtarak të ISIS-it në provincën siriane Raqa.
Sulmet e tjera, kishin për qëllim bllokimin e burimeve të financimit të ISIS-it duke shkatërruar strukturat e prodhimit, nxjerrjes, grumbullimit dhe transportit të naftës.
Kontrabanda e naftës është një nga burimet kryesore financiare të xhihadistëve që, sipas ekspertëve, grumbullojnë një deri në tre milionë dollarë në ditë fal shitjes së naftës.
Në Irak, ku ISIS-i ka pushtuar territore të gjera, forcat ajrore amerikane goditën pozicione xhihaiste pranë Baijit, ku gjendet rafineria më e madhe e naftës në vend dhe pesë të tjera përreth digës strategjike të Mosulit, ku u shkatërruan automjete dhe një godinë që përdorej nga xhihadistët./ATSH/