Themeluesi i Eikileaks Julian Assange ndërhyn sërish në fushatën presidenciale të SHBA. “Dokumente të reja mbi Hillary Clinton do të publikohen para zgjedhjeve të 8 nëntorit” – u shpreh Assange për Fox Neës.

“Këto dokumente mund të kenë pasoja  në votime” shtoi ai. Eikileaks ka publikuar tashmë rreth 20 mijë emaile të Partisë Demokratike.
Assange tha se skuadra e tij po punon me ritme të shpejta sepse material është shumë i madh dhe dokumentet duhen rivlerësuar. Ai deklaroi se disa material kanë dëshmuar për një fushatë me të papritura e madje edhe me pjesë qesharake.

Në 8 nëntor kandidatja demokrate Hillary Clinton do të përballet me Donald Trump për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Deri më tani ish sekretarja është favorite në sondazhe ndërsa kandidati republikan po përpiqet të fitojë më shumë terren por pa hequr dorë nga deklaratat e tij shpesh herë shokuese. Ai tashmë mori edhe mbështetjen e Nigel Farage lideri në ikje i partisë nacionaliste britanike i cili përkrahu  daljen e Britanisë nga Unioni Europian.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)